osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kryeprokurori Ardian Nezha në Elbasan u kërcënua nga politika: Meta e Basha për rrugët, Sejdini për dhëndërrin, Llalla për nipat dhe Berisha për “Kurum”

Kryeprokurori Ardian Nezha në Elbasan u kërcënua nga politika: Meta e Basha për rrugët, Sejdini për dhëndërrin, Llalla për nipat dhe Berisha për “Kurum”

Ardian Nezha u komandua me shumë bujë nga ana e kryeprokurores Arta Marku në krye të Prokurorisë së Elbasanit.

Kjo dhe për vetë faktin se personalisht Nezha është një prokuror që nuk cedon në asnjë çështje.

Me vendosjen e Nezhës në krye pritej një rihapje spektakolare dosjesh të mëdha të mbledhura nga njeriu i Llallës në krye të Prokurorisë Elbasan, burri i Rovenës Dritan Gina.

Dosje në të cilat interferonte krimi klasik, krimi politik dhe krimi ekonomik. Që të gjitha bashkë të involvuara kishin bërë që këto dosje të arkivoheshin. Por me vajtjen e Ardian Nezhës në krye të Prokurorisë së Elbasanit dhe mbështetjen e Arta Markut, filluan një nga një të hapen dosjet e mëdha, nga ajo rrugëve, Kurum e deri tek dosja e nipave të Llallës dhe ajo e dhëndërrit të kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sedini. Por edhe një hetim pasuror për vetë Qazimin.

Dhe kur hetimi për këto dosje kishte marrë jetë, në mënyrë të papritur, vetëm 3 muaj pas komandimit jep dorëheqjen kryeprokurori Ardian Nezha.

Kishte në dizpozicion ligjor dhe 5 muaj si i komanduar në krye të prokurorisë së Elbasanit.

Arësyeja zyrtare e dhënies së dorëheqjes ishte personale, duke e argumentuar me faktin se kishte të bënte me probleme shëndetësore. Shkaku është më thellë.

Që në fillim të punës së tij, Nezha ka pasur presione për dosjet e rënda që kishte hapur. Pasi sapo mori detyrën kreu i prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha pati identifikuar mbi 40 dosje të cilat do të rihapeshin dhe u rihapen. Dosje që lidheshin me pastrimin e parave, vrasje, krimet ndaj pronës dhe korrupsionit.

Pati kërcënime dhe presione nga Basha, Berisha, Meta, Qazim Sejdini, krimi në Elbasan dhe me sa duket e quajti të pamundur mbështetjen për t’ju shkuar në fund këtyre krimeve. Janë mbi 40 dosje të rënda që ka pasur Nezha si objekt hetimi, por po përmendim më kryesoret.

Përplasja Çapja-Çela, gjurmët e dhëndërrit të Sejdinit, Sanxhaktari. Hetim pasuror për familjen

Ardian Nezha ishte i komanduar në krye të Prokurorisë së Elbasanit dhe mund të qëndronte deri në 8 muaj në këtë detyrë. Në këtë rast atij iu ndërpre detyra. U krijua një artific sipas gazetarit Artan Hoxha. Pasi nuk është e vërtetë ajo që thuhet, atë e kanë dorëhequr, nuk është dorëhequr.

Nezha është kthyer në kryeqytet. Por mësohet se zarfi me urdhër-arrestet e drejtorëve të rrugëve janë vonuar për dy orë me zbatimin nga policia e Elbasanit.

Dyshohet se lëvizja e tij është bërë për shkak të hetimeve që po kryente në Elbasan. Kishte bërë hetime për 30 kampione ADN-je, iu janë marrë personave të dyshuar si pjesë e grupeve kriminale, ose familjarëve të tyre.

Tjetër veprim, ndryshe nga lista e paraardhësit, ka rihapur çështjet e vjetra që kanë të bëjnë me klanet e këtij qyteti.

Bëhet fjalë për klanin Çela, por është dërguar letër porosi dhe për një grup tjetër të njohur, klani Çapja.

Nga prokuroria e Elbasanit i është dërguar letër-porosi autoriteteve italiane, britanike dhe vendeve të ulëta ku dyshohet se pjesëtarë të këtij grupi kanë trafikuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike.

Në momentin që aplikohet një dënim nga jashtë prokurorisë tonë, kësaj të fundit  i lind e drejta t’i sekuestrojnë asetet e grupeve kriminale.

Një histori e gjatë e përplasjes mes këtyre grupeve mafioze pikërisht në Elbasanin, aty ku kryqëzohen rrugët e trafikut të drogës, trafikut të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar. Ku familja e kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini ka qënë përzier rëndë në konfliktin Çela-Çapja dhe në këto trafiqe. Përzierje e realizuar përmes dhëndërrit të tij Sokol Sanxhaktari, që ka pasur dorë të lirë për shkak të mbështetjes së kryebashkiakut Sejdini.

Autori i dyshuar si atentator i Florenc Çapes në Elbasan, Shkelzen Hasanpapaj ka qenë i arrestuar nga Policia e Elbasanit më 22 Qershor 2016 për drejtim te motorrit pa leje drejtimi por që prokurorja Pranvera Stafa e ka liruar ate nën presionin e babait të Suel Çelës. Berisha e ka akuzuar në mes të parlamentit si vrasës.

Gjykata e Elbasanit e kishte liruar nga burgu duke e shpallur te pafajshem. Por akuza ka pasur se dhe Petrit Çela dhe dhëndrri i vogël i kryetarit të bashkisë Elbasan, Sokol Sanxhaktari i kanë bërë presion gjykatëses dhe prokurores që ta lironin Hasanpapajn.

Prokuroria e Elbasanit nisi një hetim për pastrim parash ndaj disa biznesmenëve të këtij qyteti. Pjesë e hetimit janë edhe njerëz të afërm të kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Organi i akuzës i ka dërguar një shkresë zyrtare Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, ku kërkoi informacion për 67 persona, nëse janë të regjistruar si subjekte, a i kanë paguar detyrimet dhe çfarë fitimi kanë patur ndër vite, pasi ka dyshime për evazion fiskal apo pastrim parash.

Në kërkesën zyrtare flitet për disa biznesmenë ku kërkohet të dihet nëse ata janë të regjistruar si subjekt tatimpagues dhe nëse po, Drejtoria e Tatim-taksave tu japë informacion më të detajuar në lidhje me objektin e veprimtarisë, vendin e ushtrimit, statusin, faktin nëse është debitor në pagesat e detyrimeve fiskale, masat administrative te marra, sa aktivitete janë të regjistruar në emër të tyre, fitimet që kanë realizuar ndër vite.

Nën hetim ndodhen vajza e dhëndri i kryebashkiakut Sejdini si dhe Suel Çela e i ati i tij Petrit Çela, që u bënë të njohur pas incidentit me policinë në hyrje të tregut të qytetit.

Nën hetim janë rreth 67 persona, ku Prokuroria ka përfshirë edhe anëtarët e familjes së biznesmenëve. Kjo është bërë për faktin se ka dyshime nga ana e Prokurorisë se pronat janë transferuar mes anëtarëve të të njëjtës familje me qëllim fshehjen e te ardhurave.

Ndërtimi i rrugës Elbasan-Gjinar, pranga dy ish-drejtorëve të ARRSH dhe tre biznesmenëve

 

Menjëherë pas largimit të Dritan Ginës dhe ardhjes në krye të Prokurorisë së Elbasanit të Ardian Nezhës prokuroria ka urdhëruar arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të rrugëve Dashamir Xhika, pas abuzimeve që janë konstatuar në procedurat tenderuese dhe mbikqyrëse në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar.

Procedurat për ndërtimin e kësaj rruge kanë nisur që në vitin 2009. Arrestimi i Gjikës është realizuar në banesën e tij, ndërkohë që veç Xhikës, në praga ka rënë dhe Andi Toma, ky i fundit ish-funksionar i PD i arrestuar dhe disa vite më parë për abuzimet gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës e Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit).

Abuzimet fiannciare të shkaktuara përllogariten në shifrën 5 miliard lekë të vjetra. I gjithë operacioni është udhëhequr nga drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha, i cili mësohet firmosi 11 urdhër-arreste. Ku të proceduar janë ish-zyrtarë të lartë, kolaudues dhe disa biznesmenë të kompanive ndërtuese “Arifaj” dhe “Tre vllezërit Hysa”.

Dosja në fjalë është një nga tre dosjet për të cilat, prokurorja e Elbasani Amanda Xhaferi, kallëzoi për “Shpërdorim detyre” në polici ish-drejtuesin e prokurorisë Dritan Gina.

Gina u akuzua nga Xhaferi se kishte fshehur dosjen e rrugës Elbasan-Gjinar, madje Xhaferri u ankua dhe në ambasadën e SHBA.

Mënjeherë pas largimit të Ginës dosja shkoi në gjykatë, tani po procedohen.

Presionet e Metës dhe të Bashës kanë qënë të jashtëzakonshme, për shkak se po shkonin para drejtësisë jo vetëm drejtorët e tyre Xhika dhe Toma por çështja po përhapej dhe te rruga Tiranë-Elbasan. Ku dihet se dy ish ministrat e LSI Edmond Haxhinasto e Sokol Dervishaj janë pyetur për këtë aferë që është realizuar në kohën kur drejtorin Transportet. Dhe pas tyre qëndronin Meta e Basha dhe Monika.

Dosja Kurum dhe involvimi i politikës për të rënduar dosjen “Tahiri”

Dosja ndaj drejtuesve të kompanisë “Kurum” Koray Zeytinoglu dhe Yücel Aksu ka qënë e qepur dhe “blinduar” me prova, por çuditërisht nuk po merte dot zgjidhje, nga ish-drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina.

Çështja penale është hetuar nga prokurorja Amanda Xhaferi, e cila pak kohë më parë pati një përplasje me Dritan Ginën, pasi ky i fundit në cilësinë e drejtuesit të prokurorisë i ka kërkuar që të japë dorëheqjen nga dosja.

Prokurorja Xhaferi nuk ka pranuar pasi sipas saj me ndryshimet e reja ligjore drejtuesi i prokurorisë nuk mund ti heqë nga duart dosjen penale një prokurori që po e heton çështjen që në fillim.

Dosja ka qënë gati për t’u çuar në gjykatë, pasi thuajse i gjithë hetimi dhe akti i ekspertimit kontabël që përcaktonte dhe dëmin ekonomik që komapania “Kurum”, i ka shkaktuar buxhetit të shtetit, kishte përfunduar.

Mirëpo me një vendim të menjëhershëm në tetor 2017 drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina, ka vendosur t’i heqë dosjen prokurores Amanda Xhaferi dhe t’ia japë çështjen një prokurori tjetër.

Që prej 2 tetorit e në vazhdim dosja dyshohet të jetë mbajtur qëllimisht në prokurori, duke mos u dërguar në gjykatë.

Arsyet e këtij vendimi për të mbajtur çështjen në prokurori, i di vetëm ish-kryeprokurori Dritan Gina. Por Gina në 9 janar 2018 u detyrua të lerë zyrën e drejtuesit të akuzës së Elbasanit duke u rikthyer në Tiranë aty ku ka dhe dekretin.

Ndërkohë vetëm pas 8 ditësh nga ikja e Ginës nga detyra e drejtuesit, prokurori i ri, i emëruar nga Arta Marku Ardian Nezha, ka urdhëruar që çështja të dërgohet në gjykatë. Pasi administratori turk i Kurum, Koray Zeytinoglu, akuzohet për mashtrim, të kryer më shumë se njëherë me pasoja të rënda e pastrim të produkteve të veprën penale.

Yücel Aksu me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka patur detyrën drejtori i blerjeve të shoqërisë në kohën e aktivitetit kriminal 2011-2012, akuzohet për mashtrim të kryer më shumë se njëherë dhe me pasoja të rënda.

Ndërsa shoqëria Kurum International hetohet për mashtrim dhe pastrim të produkteve të veprës penale, të dyja më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda.

Çështja është hetuar nga prokurorja Armanda Xhaferi. Janë disa fatura në këto vite për blerje skrapi me katër kompani të tjera, që sipas prokurorisë s’kanë kryer asnjëherë aktivitet skrapi.

Yücel Aksu e Koray Zeytinoglu, në cilësinë e përfaqësuesve të Kurum përkatësisht, kanë nënshkruar e më pas depozituar, të dhënat mbi këto fatura tatimore të falsifikuara, pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, dhe mbi bazën e këtyre dokumenteve të falsifikuara shoqëria ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga skema e rimbursimit me TVSH-në.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky aktivitet kriminal i përfaqësuesve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A është kryer edhe me shoqëri të tjera me qendër në Tiranë dhe në Durrës.

Ndërkohë që Berisha dhe Basha, larg saj s’ka qënë as Meta, kanë bërë presion që “Kurum” të mos shkonte në gjykatë për të mbajtur gjallë akuzën ndaj Tahirit për 850 mijë eurot e konfiskuara të Oresti Sota, djalit të biznesmenit Lefter Sota. Gjë që doli një flluskë sapuni, pasi turqit e Kurum kanë operuar gjithnjë jashtë sistemit bankar, pasi kompanitë i kanë pasur të konfiskuara.

Çështja kaloi në Gjykatë, ndërsa ndaj Nezhës vijuan presionet e Bashës, Berishës dhe Metës.

Hapet dosja e nipave të Adriatik Llallës

 

Në vijueshmërinë e analizimit të vendimarjes për një sërë çështjesh hetimore që ka pasur prokuroria e Elbasanit, është konstatuar se disa prej dosjeve penale janë mbyllur pa argument mbështetës ligjor.

Bëhet fjalë për pesë proçedime penale, ku mes të cilave njëra prej tyre ka të bëjë me nipat e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ata kanë qënë në hetim për “Fshehje të ardhurash” dhe “Mashtrime me Tvsh”. Nipat e ish-drejtuesit të akuzës qëndrore mësohet se zotërojnë një kompani që kryen aktivitetin e saj në nënshkrimi i kontratave factoring dhe se biznesi i tyre ishte vënë në hetim nga drejtoria e tatimeve dhe prokuroria e Elbasanit për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Mashtrime me Tvsh”.

Ky procedim dhe katër dosje të tjera janë pushuar por tashmë mësohet se vëmëndja e prokurorëve është rikthyer sërisht në to.

Pra katër nga këto dosje përfshirë dhe çështjen e kompanisë së nipave të ish-kryeprokurorit Llalla i ka në hetim prokurorja Amanda Xhaferi.

Këto procedime penale ju hoqën kësaj prokurore nga ish-drejtuesi i prokurorisë së rrethit Dritan Gina, duke mos u hetuar më pas.

Mirëpo pas largimit të Ginës nga drejtimi i akuzës, këto dosje i janë rikthyer sërisht prokurorës Xhaferi e cila tashmë është duke vijuar hetimet përfshirë këtu dhe nipat e Adriatik Llallës./Pamfleti.com