osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Zhurma Sgarbi”, Kocaqi: Bylisi qytet ilir, u themelua 3200 vite më parë kur nuk ekzistonte koncepti grek

“Zhurma Sgarbi”, Kocaqi: Bylisi qytet ilir, u themelua 3200 vite më parë kur nuk ekzistonte koncepti grek

Një foto e shpërdarë në Instagram nga kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi, pas një vizite që ai pati në qytetin antik të Bylysit, të cilën e shoqëronte me komentin se kjo është gjithë çfarë ka mbetur nga qytetërimi grek, shërbeu si ushqim për nacionalistët në të dy anët e kufirit.

Historiania, Eleni Kocaqi, preferon ta shohë deklaratën e tij të lidhur kryesisht me padijeninë e tij, por nuk mohon faktin të jetë përdorur dhe politikisht.

E ftuar në Ora News, Kocaqi sqaroi se Bylisi është themeluar 3200 vite më parë nga dy paraardhës të shqiptarëve.

Me rëndësi për Kocaqin është të theksohet edhe fakti se në këtë periudhë nuk ekzistonte koncepti grek dhe se qytetërimi grek është një degë e qytetërimit pellazgo-ilire.

Historiania e sheh të domosdoshme studimin e antikitetit për tu dhënë fund mosmarrëveshjeve të thella politike, duke nënvizuar se “historia është kthyer në propagandë politike në dy shekujt e fundit që i ka shërbyer aneksimeve territoriale, rrëmbimeve dhe krijimeve të shteteve dhe kombeve falso”.

Kocaqi: Bylisi është themeluar para 3200 vitesh nga dy paraardhës të shqiptarëve në një distancë kohore kur nuk ekzistonte fare koncepti grek. Është qesharake dhe absurde. Po ti referohemi grekëve, lidhen po prapë me një fis epiriotas, pellazg, po me shqiptarët. Nuk ka sot shkencë më të manipuluar sesa historiografia botërore, sidomos antikiteti, sepse është përdorur politikisht. Kishte bërë jehonë dhe në Greqi kjo deklarata. Shikojnë që Vorio Epiri është deri në Ballsh.

Kanë prapavija politike. Nuk ka njohuri në këtë çështje, nuk ka faj dhe ai deri diku sepse po të hapësh webet në anglisht shikon të cituar Bylisin si qytet grek.Ose edhe këta që e kanë shoqëruar nga pas varet se çfarë i kanë thënë. Qytetërimi grek është një degë e qytetërimit pellazgo-ilire, e cila është më përpara se qytetërimi grek.Me anë të studimit të antikitetit i japim fund edhe mosmarrëveshjeve të mëdha të historisë, historia është kthyer në propagandë politike në dy shekujt e fundit që i ka shërbyer aneksimeve territoriale, rrëmbimeve dhe krijimeve të shteteve dhe kombeve falso.

Bylisi ka qenë gjithmonë një qytet ilir.Nuk ka teatër grek aty. Qytetërimi pellazg dhe ilir është i vetmi qytetërim i dokumentuar dhe autokton i Europës nga ku lindi pasandaj qytetërimi trojan.Të vetmet fise autoktone të dokumentuara në Europë janë ilirët dhe pellazgët.

– Intervista në studio me gazetarin Sebastian Zonja, përgatiti Besjana Kuçana