Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi e kanë pasur në ADN e vet politike formulën e të hedhurit të gurit dhe të fshehjes së dorës.
Sa herë kanë organizuar maskarada apo kanë bërë deklarata të rëndësishme gjithnjë kanë “qënë” jashtë vendit.
Ndërkohë që “zarat” e tyre në Shqipëri vinin në praktikë skenarin.
Kështu është vepruar gjithnjë. Kështu është vepruar dhe ditën e djeshme.
Teksa vetë kanë kërcitur e kanë ikur në Maqedoni për llogari të tyre protestote Besjan Pesha.
Ky kryehajdut që ka vepruar për llogari të Monikës dhe Ilirit duke vjedhur në të gjitha detyrat e larta ku ka qënë, që nga AKBN e deri tek Drejtoria e Përgjithshme e Koncesioneve në METE, proteston në emër të shoqërisë civile.
Dhe Besjan Pesha proteston për varfërinë madje.
Përmes një shoqatë që financohet prej familjes Meta-Kryemadhi dhe vetë ai. Po përdoret në këtë rast që të “rehabilitohet” pasi nuk dorëzoi këstin e fundit të parave kur ishte drejtor dhe për të cilin u shkarkua me dhunë dhe me shpulla nga Monika. Aq sa tani nuk e pranon më asnjë dikaster, sepse e ka CV-në e nxirë.
Faktin se Kryemadhi ka qënë organizatore e kësaj proteste të Besjan Peshës para Kryeministrisë e tregon dhe postimi i kryetares së LSI në rrjetin social.
Këtë bën që të lërë një “gjurmë” të dukshme për të thënë se nuk ka lidhje me këtë protestë të shoqërisë civile, është çështje personale e tyre.
Kjo është një formulë e njohur e Monikës dhe Ilirit.
Ndaj kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vendosur ta ‘kalojë’ këtë të dielë larg politikës dhe larg Tiranës, por me sytë nga Besjan Pesha.
Në një postim në rrjetet sociale, Monika tregon se me kë e ka pirë kafen e mëngjesit, buzë Vardarit në Maqedoni.
“Zerijeta Jahjaga është gazetare e “Europa e Lirë.”
Ishte kënaqesi që sot kafen e mëngjesit e ndava me të buzë Vardarit. Është bukur të dëgjosh politikë, analizë dhe emocion nga zëri, zemra dhe mendja e një gruaje. Mos u beni xheloz, s’është aleance femrash”, shkruan Kryemadhi krah fotos së publikuar me gazetaren Jahjaga. Një postim për të treguar dhe me figurë se është fizikisht jashtë atdheut. Dhe se Besjan Pesha proteston në mendjen e vet./Pamfleti.com