Një person është qëlluar me armë zjarri brenda makinës së tij pranë një qendre tregtare, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve të ngjarjes. Në vendin ku ka ndodhur krimi ka shkuar dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Mësohet se viktima është Hekuran Billa, 40 vjeç.
Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në identifikimin e autorit.
Raportohet se viktima ka precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2006 ai dyshohet se ka kryer një vrasje jashtë vendit, ne Britani.