Me 6 vota pro dhe 3 kundër, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpalli sot mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë.
Për rrjedhojë, Dvorani ikën nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.Ndërkohë atij i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit.
Pas shkarkimit, Ardian Dvorani është shprehur se kjo është një gafë e paimagjinueshme.
“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj.”-thotë ai për mdiaat.
Ky vendim vjen pak ditë pasi, Komisioni i Venecias që po na habit me rekomandimet qesharake dhe aspak juridike doli hapur në krahë Të Metës në përplasjen me Dvoranin, por edhe kritikoi zbatimin e deri tanishëm të Reformës në Drejtësi dhe në veçanti veprimet e KED-it. Siç duket takimi i Metës me Presidentin e Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio po jep efektet e veta.
Ilir Meta në muajin Shtator ka zhvilluar një takim me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, pa qenë i ftuar nga ky i fundit dhe sikurse u tha Meta shoqërohej nga këshilltarët e tij dhe një çantë e zezë e dyshimtë, ku sipas presidencës ai i ka dorëzuar Presidentit Buquicchio raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të.
Në një raport prej 50 faqesh të dorëzuar Venecias, Ilir Meta shprehet se zhdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit për të mos rrezikuar anëtarsimin në BE, i cili ka qënë një objektiv për të gjithë shqiptarët.
Por rasti i Dvoranit dhe një tufë shkeljesh të Kushtetutës, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese i kanë dhënë mundësi Metës të shfrytëzoi Komosionin e Venecias, ku ky komision nuk ka asnjë fuqi vepruese, por thjeshtë rekomanduese. Parlamenti shqiptarë dhe juristët duhet të shprehen për opinionet skandaloze në emër të ligjshmërisë të këtij Komisioni. /Ekskluzive.al