Komisioni Europian rekomandon që të gjitha shtetet që janë pjesë e zonës Shengen të heqin kontrollet e brendshme të kufijve deri më 15 qershor dhe të zgjasin kufizimin e përkohshëm të udhëtimit jothelbësor në BE deri në 30 qershor, duke vendosur një qasje të përbashkët për të hequr gradualisht kufizimet, nga 1 korriku e tutje.
Duke pasur parasysh se situata shëndetësore në disa vende të treta është ende kritike, Brukseli nuk propozon heqjen e përgjithshme të kufizimeve.
Në shumë vende europiane, pas hapjes prej kufizimeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit pati shtim të numrit të rasteve me Covid-19, duke përmbysin bilancin e pandemisë.