Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein deklaroi se negociatat me Shqipërinë duhet të hapen sa më shpjet.
Në përmbyllje të vizitës së tij në Tiranë, Fleckenstein tha se vendi ynë ka bërë hapa të qarta para.
“Ne duhet të fillojmë negociatat me këtë vend. Progresi është bërë, ndonëse mbetet shumë punë. Pa dyshim! U inkurajua vërtet nga të rinjtë që takova në Tiranë, në shkollë dhe në qendrën sociale në Bregu Lumit, ose në Universitetin e Durrësit. Ata të gjithë meritojnë të gjitha përpjekjet tona për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE-së. Mund të kemi mendime të ndryshme për shumë vendime politike, por për këta të rinj në Tiranë vlen të punohet. Dhe unë jam i sigurt, studentët e Durrësit do të na ndihmojnë”, tha ai./BW