Në kampionatin elitar të Anglisë, “Premier League”-n, prej shumë kohësh përplasjet mes huliganëve ishin zhdukur, por dje, para derbit të Manchester-it ata janë kthyer sërish.
Rreth 50 huliganë të të dyja skuadrave janë përleshur me njëra-tjetrën para fillimit të ndeshjes që mund të vendoste titullin. Nga pamjet filmike të siguruara nga mediat britanike duket qartazi dhuna që ushtrojnë ndaj njëri-tjetrit këta huliganë.
Menjëherë policia ka ndërhyrë për të shuar sherrin masiv dhe grupi frikacak është larguar.
Manchester City i Pep Guardiola-s mund të kishte fituar matematikisht titullin ditën e shtunë ndaj Manchester United por një përmbysje në pjesën e dytë e ka shtyrë festën për javën tjetër.
Të paktën 20 persona janë arrestuar nga policia./BW