Vizitorët e maleve në zonën e Harcit tani mund të kalojnë mbi urën më të madhe në botë, që shtrihet mbi luginën e Rappbode-s. Ura ka një gjatësi mbi 450 metra.
Ura me emrin “Titan-RT” me një gjatësi prej 458 metrash, ia kaloi urës SkyPark, që gjendet në Soçi të Rusisë, që është 439 metra e gjatë.
Struktura e kësaj ure të varur gjendet 100 metra mbi luginën e Rappbode-s dhe mund të përballojë si pesha deri në 947 tonë edhe lëkundjet nga erërat.
Për ndërtimin e urës u nevojitën pesë vjet përgatitje dhe punë.
Shoqata “Harzdrenalin” e cila merret me manaxhimin e urës, tha se atyre që nuk u mjafton adrenalina që shkakton kalimi i urës, mund edhe të hidhen prej saj, pra të bëjnë bungee jumping.