Një skandal ka plasur ditën e sotme në Vatikan, ku një diplomat i shtetit është arrestuar nën akuzën e shfrytëzimit të të miturve për pornografi.
Sipas mediave të huaja, zyrtari amrikan i identifikuar si Carlo Alberto Capella, u arrestua ditën e sotme pasi ndaj tij u lëshua një fletë arresti nga qeveria.
Autoritetet e Vatikanit në një deklaratë për mediat thanë se Capella u arrestua pas publikimit të disa artikujve të vitit 2013, ku amerikani rezultonte i përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme.
Diplomati amerikan aktualisht po merret në pyetje, ndërsa rrezikon deri në 12 vite burg.