Një 57 vjeçare ka rënë në prangat e policisë pas dy vite të shpalljes së saj në kërkim nën akuzën e trafikimit të personave.
Sipas informacioneve, gruaja e identifikuar si Gjyle Hajdaraj, 57 vjeç, banuese në qytetin e Bajram-Currit është dënuar 2 vite më parë nga Apeli i Krimeve të Rënda me 15 vite burg, pasi ushtronte aktivitetin e saj si tutore.
Prokuroria ka marrë vendimin ndaj saj, pasi sipas të dhënave Hajdaraj në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka trafikuar në drejtim të Kosovës një vajzë, e cila është shfrytëzuar si prositutë.
Policia ndërkohë po merr në pyetje të arrestuarën për më shumë informacione për grupin e trafikantëve.