osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ngecin hetimet për CEZ, denoncuesi Romeo Kara: Drejtësia ende nën kthetrat e Berishës Ja si i shantazhon prokurorët! Meta i ka marrë shumë para Ismailajt

Ngecin hetimet për CEZ,  denoncuesi Romeo Kara: Drejtësia ende nën kthetrat e Berishës Ja si i shantazhon prokurorët! Meta i ka marrë shumë para Ismailajt

Prokuroria vijon të mbajë në sirtarë dosjet e bujshme të korrupsionit. Dy nga më të bujshmet janë ato të aferës së CEZ dhe ajo e marrëveshjes CEZ-DIA. Edhe pse kanë 2 vite kallëzimet e bëra për emra si Sali Berisha, Ilir Meta, Genc Ruli, Shkëlzen Berisha, etj., nuk ka pasur asnjë zhvillim nga organi i akuzës.

Të premten foli kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili deklaroi se dosja CEZ do të zbardhet me drejtësinë e re. Gazeta zhvilloi dje një intervistë me juristin Romeo Kara, i cili është ndër paditësit e marrëveshjes me CEZ dhe paktit CEZ-DIA. Ai ka deklaruar se prokurori ka dështuar me këto dosje, ndërsa ka shtuar se Berisha e Meta kanë ende nën kontroll drejtësinë dhe nuk lejojnë prokurorët t’i hetojnë.

-Ditën e djeshme është rihapur debati për aferën e CEZ. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi se nuk do tërhiqet nga kjo çështje derisa të zbardhet. Ju si një ndër paditësit e këtij rasti, a keni dijeni se çfarë po ndodh me dosjen e CEZ?

Nuk kam asnjë dijeni se çfarë po ndodh me këtë dosje, por mendoj se mungon vullneti i prokurorisë dhe gjykatës për të zbatuar drejtësinë. Zvarritja e kësaj dosjeje për t’u çuar në gjykatë është e pafalshme për të mos thënë kriminale. I gjithë integriteti i procesit është dëmtuar, dhe personat e akuzuar nga unë dhe Kuvendi, kanë pasur të gjitha mundësitë për të manipuluar provat, dëshmitarët, hetimet, për të ushtruar presion mbi drejtësinë si dhe për të zhvilluar një luftë të gjithanshme me ne që iniciuam këtë proces.

Shkurt dhe qartë: prokuroria na ka ngrënë në besë si mua, ashtu edhe ata që aspirojnë për një shtet ligjor dhe të së drejtës. Mesa shoh, dhe besoj se shoh shumë qartë, PS-ja kërkon ta përdorë politikisht këtë çështje, pasi disa herë i ka bërë sytë qorr dhe veshët shurdh karshi shkeljeve ligjore të shfaqura nga prokuroria dhe gjykata. PS besoj se nuk është më në situatat morale të vitit 2016 për t’u marrë seriozisht me aferën CEZ. Maksimumi do ta përdorë këtë aferë për presion, përkundrejt aferave për të cilat ajo akuzohet. Nëse Taulant Balla e ka seriozisht, atë do ta tregojë koha.

-Sa i kënaqur jeni me ecurinë e hetimeve për këtë çështje, e cila realisht ka 2 vite që ndodhet në prokurori?

Unë realisht nuk jam i kënaqur me mënyrën se si po zvarritet kjo çështje. Kjo çështje tashmë është bërë një sfidë për drejtësinë dhe vetë politikën. Hetimet po rrinë në vend numëro, as mbyllen dhe as çohet çështja në gjykatë, prokuroria vepron si në kohën e Llallës, biles mendoj se tashmë ka dalë më hapur duke qëndruar grusht bashkuar rreth Saliut dhe Metës. Kjo prokurori, thjesht po pret momentin e duhur për ta mbyllur fare këtë dosje.

Pasi të arrihet dënimi im, i dirigjuar nga dyshja Meta-Berisha dhe i përkrahur në heshtje nga lartmadhëria e tij Rama, atëherë do fillojë avazi i denigrimit publik lidhur me mosbesueshmërinë time si dhe të akuzave të mia. Në gjithë këtë histori, prokuroria tregoi se është një nga pengmarrëset kryesore të drejtësisë së këtij vendi, si dhe një nga mbrojtëset më të forta të korrupsionit politik në Shqipëri. E para që ka frikë nga zbatimi i ligjit në Shqipëri, është vetë prokuroria dhe gjykata.

-Ju dhe Kuvendi keni paditur ish-kryeministrin Berisha, djalin e tij dhe disa ish-ministra. Fakti që kjo dosje nuk po avancon, a tregon se Berisha vijon të ketë ende ndikim në drejtësi?

Kjo dosje nuk po avancon sepse e gjithë politika është zhytur në llumin e korrupsionit dhe padrejtësisë dhe absolutisht që nuk ka më asnjë faktor politik që mund të jetë i interesuar për ta çuar deri në fund këtë proces. Berishës i rritet ndikimi në drejtësi përsa kohë që rritet korrupsioni në politikë. Berisha noton shumë mirë në ujëra të turbullta për të mos thënë, në ujëra të zeza. Ai tashmë nuk e ka më frikë këtë qeveri. Kjo qeveri, mund të bëjë çdo gjë, por Berishën nuk e çon dot para drejtësisë.

Prokurorët tanë, janë nga qeniet më të korruptuar dhe më të neveritshëm të racës njerëzore, kështu që, për ta Berisha patjetër që ka mjaft material komprometues, prandaj ata e kanë të vështirë për ta përballuar shantazhin e tij. Ata e kanë frikë Berishën, dhe as që e mendojnë përballjen me të. Berisha duhej të ishte arrestuar prej kohësh, pasuria t’i sekuestrohej dhe jo të lihej i lirë të devijonte procesin. Mjafton një rast: Nuel Kalaj është urdhëruar nga Tirana për të mos dëshmuar në komisionin hetimor parlamentar në fillim vitin 2017. Berisha jo vetëm që ka ndikim absolut në drejtësi, por drejtësia është thjesht një vegël kamikaze e tij.

-Prokuroria pretendon se nuk gjen dot Nuel Klajan për të mbyllur hetimet. Realisht, a ka prova të mjaftueshme që kjo çështje të shkojë në gjykatë dhe nëse po, mund të rendisni disa?

Nuel Kalajn e kam gjetur unë disa herë. Prokuroria mesa duket është urdhëruar për të mos e gjetur. Edhe pse nuk jam aty ku duhet për ta kopsitur si duhet këtë punë, i kam mësuar lëvizjet e Nuel sekserit nga Kosova në Shqipëri, Sllovaki etj. Nëse ka qenë në Shqipëri, atëherë ai do të ketë përdorur patjetër një tjetër identitet. Megjithatë, Nueli ka marrë shumë garanci përderisa del hapur në krah të Haradinajt në Kosovë dhe merret hapur atje me aktivitet politik. Me qëndrimin e tij, Nueli e konfirmoi fajësinë e tij dhe nuk besoj se çështja ka ngelur varur te Nueli. Çështja ka ngelur varur tek sistemi i korruptuar i drejtësisë, që është i tëri në shërbim të politikës së korruptuar në Shqipëri.

Provat kanë qenë dhe janë mëse të mjaftueshme për ta arrestuar që sot Sali Berishën, Genc Rulin dhe bandën e tyre. Nuel Kalaj ka pranuar vetë se ka bërë të mundur futjen e CEZ-it në Shqipëri që përpara kohës të zhvillimit të tenderit për privatizimin e CEZ-it, pra tenderi paska qenë fiktiv dhe një manovër në dukje ligjore për të vjedhur një pasuri shtetërore. Nuel Kalaj ka marrë sipas informacioneve të nxjerra nga komisioni hetimor parlamentar rreth 6.8 milionë euro nga janari i vitit 2008 deri në qershor 2009, pikërisht pak ditë pasi u firmos kontrata e privatizimit dhe njëkohësisht pak ditë para se të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.

Pasi u hapën ofertat dhe u shpall fituesi në shtator 2008, u zhvillua një proces negocimi i cili “de facto” bëri nul të gjithë procesin e tenderimit, duke prekur të gjitha specifikimet kryesore teknike, si nivelin e borxhit të keq, të fitimeve etj. Niveli i borxhit të keq u rrit me ndikimin direkt të Sali Berishës nga 4% në 14%, me një kosto në dëm të shtetit prej 70 milionë USD. U bë rivlerësimi me VKM i aseteve të OSSH-së duke favorizuar palën çeke me 70 milionë USD të tjera. Firma konsulente IFC është paguar dy herë, një herë nga ne, një herë nga CEZ-i. Ne detyroheshim ta paguanim me ligj, ndërsa CEZ-i detyrohej me VKM. Ka dhe mjaft shkelje të tjera, por dhe kaq sa përmenda unë, i mjaftojnë Saliut, prokurorisë dhe matanë prokurorisë.

-A keni besim se me drejtësinë e re do zbardhet afera e CEZ dhe do ndëshkohen përgjegjësit?

Unë kam besim se shqiptarët do ta kuptojnë një ditë se beteja me korrupsionin do të jetë vendimtare për ekzistencën e tyre. Për momentin nuk kemi një drejtësi të re, por prezantimin e skalionit të dytë të drejtësisë si drejtësi e re. Kjo drejtësi po rinohet shumë ngadalë. E pafalshme që gjithë ajo trupë vetingu, ka përjashtuar vetëm 37 prokurorë nga mbi 800 që numri i bandës së tyre. Me këtë ritëm, pas pak vitesh, këtu do të ngelin vetëm të korruptuarit dhe pleqtë.

Kjo drejtësi e vonuar nuk i hyn në punë askujt. Këta prokurorë dhe këta gjykatës të molepsur deri tek vetullat e qerpikët duhet të shporren me një urdhër dite nga sistemi i drejtësisë. Për momentin Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për t’i zëvendësuar brenda 24 orësh të gjithë prokurorët dhe gjykatësit. Mungon vullneti politik. Është politika pengesa kryesore e vendosjes së drejtësisë. Vetëm një përmbysje e këtij sistemi politik, do të bëjë të mundur vendosjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për aferën CEZ.

-A jeni penduar që i keni hyrë kësaj çështjeje dhe a ka pasur kërcënime ndaj jush?

Nuk jam tip që pendohem. Kësaj çështjeje i kam hyrë për riza të Zotit dhe jo si vegël politike. Përgjatë kësaj rruge të gjatë, mbi pesë vjet, kam njohur më mirë fytyrën e pafytyrë të politikës, të atyre që bëjnë demagogji nga mëngjesi në darkë, dhe që mbajnë peng këtë vend dhe këtë popull. I kam të gjitha arsyet për të qenë i vendosur dhe t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje, dhe padyshim që do t’i shkoj deri në fund edhe sikur ta di, se aty do të jetë fundi im.

Rrugës për të ngritur këtë çështje, kam njohur mashtrues ordinerë me kostume ministri e deputeti, për të cilët do flas shumë shpejt, pasi ata nuk e meritojnë besimin e shqiptarëve të ndershëm. Nuk kam asgjë për të humbur, pasi tërë jetën time jam përballur me padrejtësinë dhe kur i kalon të 50-tat, jeton vetëm për të shijuar drejtësinë e mohuar. Edhe pse kam arsim universitar aq sa kanë bashkë Saliu me Edin, kurrë nuk u vlerësova për punën time dhe kurrë nuk ia pashë hajrin punës time.

Përtej demagogjisë fshatarësie të Edit dhe Saliut, sistemi i munguar i meritokracisë ishte një nga shkaktarët më të mëdhenj të padrejtësisë. Ka qenë një ministër dhe një deputet që më kanë kërkuar të tërhiqem në janar të 2017, por unë bëra atë që dihet, eca vetëm drejt. Më kanë aksidentuar gruan dhe vajzën, më kanë kërcënuar djemtë, më kanë quajtur të çmendur që kam dashur të vras veten, më kanë dënuar katër herë penalisht në shkallë të parë, tre herë për shpifje dhe një herë për dhunë në familje, edhe pse pa asnjë provë dhe asnjë dëshmitar, pikërisht sepse e dinë mirë se unë do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje.

Fakti që kam humbur shumë, dhe që dënohem pambarimisht nga ky sistem i shpifur drejtësie, më motivon tërësisht dhe maksimalisht në rrugën time. Moralisht kam fituar, dhe besoj se do fitoj edhe ligjërisht. Tani frika është vrarë dhe etja për drejtësi është rritur. Demagogjia po përjeton ditët e fundit dhe çdo pazar politik po ia afron fundin këtij sistemi mafioz qeverisjeje. E ardhmja i përket një klase tjetër politike.

-Një tjetër dosje që ka dalë në dritë falë jush është ajo CEZ-DIA. Si po ecin hetimet për të?

Nuk kam asnjë njoftim nga prokuroria lidhur me atë çështje. Prokurorja e çështjes, kur unë bëra kallëzimin tim në fundvitin 2017, u kujdes shumë të më shantazhonte dhe kërcënonte. Nuk kam besim fare tek ajo prokurore dhe mendoj se po presin momentin për ta mbyllur si çështje.

-Përveç Berishës, ju keni paditur dhe presidentin Ilir Meta në këtë rast. Si e shini faktin që dhe për të drejtësia nuk po vepron?

Janë disa dëshmi të qarta që implikojnë Metën dhe Berishën të cilët dolën të parët kur u hap puseta Ismailaj. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë, ku vetë ish drejtori çek i CEZ-Shpërndarje dëshmon se Ismailaj u pranua si partner i tyre pasi u serviri nga Qazim Tepshi si njeri i afërt i Metës dhe Berishës. Qazim Tepshi vdiq papritur pak pasi plasi skandali Meta-Ismailaj në gusht 2015. Kjo aferë, prej nga ku do të vidheshin minimumi 230 milionë euro, po lihet të vetëmbyllet sepse këtu “de facto” ligji nuk funksionon përballë Metës, Berishës dhe gjithë elitës politike. Vetë gruaja e Ismailajt, me video dhe me shkrim, ka akuzuar Metën, por prokuroria po pret të bjerë ndonjë meteor që të bëjë punën e saj.

-Pak ditë më parë pati akuza se Meta i ka kërkuar para për fushatë Kastriot Ismailajt. Ju çfarë informacionesh keni?

Besoj se ky fakt është i vërtetë. Elvis Mataj, ish kryetari i parë i LRI-së dhe vëllai i këshilltarit të Berishës, ka dëshmuar në Munich, në praninë time se Ismailaj i ka çuar një çantë ngjyrë kafe me para në shtëpi Metës, diku nga fillimi i vitit 2011. Edhe gruaja e Ismailajt e pranon në intervistën e saj se Meta iu bënte presion për të marrë para nga Ismailaj.

Ajo ka theksuar se vendimi i ERE-s i marrë në dhjetor 2010, lidhur me çmimin e energjisë, që favorizonte CEZ-in disa dhjetëra milionë euro në vit, ishte marrë nën ndikimin e Metës dhe për ketë arsye ai kërkonte pjesën e tij. Faktet aty janë, por ka humbur prokuroria dhe politika bashkë.

Intervistoi: Kliti Topalli