Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar me një postim në Twitter pas deklaratës së bujshme të djeshme të gazetarit Çim Peka.
Sipas tij, Basha ka zhvilluar një telefonatë të ashpër me të, duke i thënë se nuk është Lul Basha, por kryetar i opozitës.
“Kjo është e pakuptimtë. Ai më quan ‘Yuri’ dhe unë e quaj ‘Luli’. Pse? Sepse ne jemi kolegë dhe miq”, shkruan ambasadorja Yuri Kim krahas shkrimit të djeshëm të deklaratës së bujshme të Çim Pekës.