osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Paratë e pista, 45 zyrtarë të lartë trajnohen për të sekuestruar pasuritë e krimit, angazhohet BE

Paratë e pista, 45 zyrtarë të lartë trajnohen për të sekuestruar pasuritë e krimit, angazhohet BE

Procesi i vetingut është nën “lupën” dhe kujdesin e ndërkombëtarëve. Këta të fundit kanë këmbëngulur shumë që të kryhet reforma në drejtësi në mënyrë që të spastrohet sistemi i drejtësisë dhe gjithmonë janë kërkuar rezultate konkrete, teksa është edhe një nga prioritetet kryesore për të hapur negociatat dhe për tu integruar në Bashkimin Evropian. Po ashtu në fokus kryesor është edhe pastrimi i parave të pista. Për të shënuar hapa konkretë në goditjen e këtyre rasteve 45 përfaqësues të prokurorisë, të Drejtorive të Policisë dhe Drejtorisë së Pastrimit të Parave janë trajnuar duke përmendur raste specifike dhe hipotetike të qarkullimit të parave të pista në Shqipëri.

Sipas informacioneve, ky trajnim është kryer nën mbikëqyrjen, financimin dhe kujdesin e Bashkimit Evropian dhe zyrës së Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri. “Gjatë trajnimit, zyrtarët morën informacione në sekuestrimin, konfiskimin, matjen e aseteve që vijnë nga krimi, në raste hipotetike.
Ky është trajnimi i dytë në vazhdën e një serie trajnimesh që kanë si qëllim rritjen e sekuestrimit të pasurive të krimit dhe zhvillimin e kapaciteteve të drejtësisë në Shqipëri, duke siguruar edhe përvojën evropiane në këtë fushë” thuhet në njoftimin e shpërndarë për shtyp. Në procesin e trajnimit janë përfshirë zyrtarë nga Kukësi, Tropoja, Shkodra, Puka, Lezha dhe Dibra. Burimet i thanë gazetës se qyteti i Shkodrës ka qenë mikpritësi i zyrtarëve të lartë të cilët i janë nënshtruar trajnimit. Mësohet se procesi i trajnimit ka zgjatur dy ditë dhe është kryer në fshehtësi të plotë dhe larg vëmendjes së medias sepse rastet e marra në shqyrtim janë shumë sensitive, të cilat nuk duhet të bëhen publike. Trajnimi për raste specifike, nga specialistët që vijnë nga organizatat ndërkombëtare, do të përkthehet në realitet, pas marrjes së informacionit sesi trajtohen këto raste edhe në vendet evropiane. /Agjensia e Lajmeve Sot News/