osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mazhoranca nis aksionin për të dërguar para drejtësisë funksionarët e LSI, audit në mbi 80 drejtori për zbulimin e aferave, pritet valë kallëzimesh

Mazhoranca nis aksionin për të dërguar para drejtësisë funksionarët e LSI, audit në mbi 80 drejtori për zbulimin e aferave, pritet valë kallëzimesh

Mazhoranca qeverisëse ka nisur një aksion për të dërguar pas hekurave të gjithë ata drejtorë të LSI, që kanë abuzuar me detyrën. Kryeministri gjatë fushatës foli me emra drejtorësh të emëruar në mënyrë nepotike dhe në shkelje të ligjit, por mësohet se në rreth 80 drejtori të drejtuara nga LSI, ka nisur një proces auditimi. Ministritë respektive, nga ajo e Arsimit, e Energjisë, Bujqësisë dhe ministri të tjera kanë nisur kontrollet në dikasteret e drejtuar nga LSI. Deri më tani dy auditime ka bërë Ministria e Transportit dhe Energjisë, ku u kallëzuan ish-kreu i rrugëve dhe ish-kreu i Agjencisë së Ujësjellësit. Por të njëjtin fat pritet të kenë dhe shumë drejtorë të tjerë. Një burim pranë qeverisë i tha gazetës se auditime kanë nisur në agjencitë dhe drejtoritë e mëdha me qendër në Tiranë, ndërsa do të shtrihen dhe nëpër drejtori rajonale, ku do të verifikohet puna e bërë gjatë viteve të fundit. Përveç auditimit të performancës, mësohet se është duke u angazhuar DAP dhe Komisioneri i Shërbimit Civil, i cili ka hartuar planin e inspektimeve gjatë vitit 2018, ku do të bëhen kontrolle në 75 institucione, përfshirë drejtori arsimore, ministri, bashki, njësi administrative, AKU, borde kullimi, etj. Në të gjithë këto dikastere, shumica e të cilave të drejtuara nga LSI do të bëhen inspektime për të parë sa i takon emërimeve dhe marrjes së statusit të shërbimit civil. Sipas burimeve, brenda verës pritet që të ketë një valë të madhe kallëzimesh për milituat e LSI, shumica e të cilëve janë ende në administratë. Dyshimet e mazhorancës janë se militantët janë emëruar padrejtësisht dhe kanë bërë abuzime gjatë detyrës.

Shkarkimi i militantëve të LSI

Gazeta ka mësuar se një ndër arsyet që po merret një proces i tillë auditimi është dhe për të nisur fazën e dytë të shkarkimeve. Deri në dhjetorin e vitit që lamë pas pati shkarkime në administratë të militantëve të LSI, por gjatë këtij viti procesi ka ngecur. Gazeta ka mësuar se shumë persona të shkarkuar janë rikthyer në detyrë nga gjykata, me argumentin se janë larguar pa të drejtë. Për këtë arsye mazhoranca ka rishikuar planin e spastrimeve. Në këtë mënyrë, do të nisë një proces auditmi për të parë nëse të emëruarit e LSI kanë bërë si duhet apo jo detyrën. Sipas ligjit, kushdo që ka bërë shkelje mund të shkarkohet. Kjo do të sjellë mundësi që të hapen vende të lira pune, por dhe punonjësit do shkarkohen duke ndjekur një rrugë ligjore. Një burim i tha gazetës se do të largohen të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, ndërsa emrat që kanë qenë korrekt do qëndrojnë. Sinjalet janë se tani përveçse do të ketë shkarkime, do të ketë dhe ndjekje penale. Socialistët në disa mbledhje të ditëve të fundit kanë shfaqur ankesa nga mungesa e vendeve të punës dhe për këtë arsye ministrat janë vënë në lëvizje për të spastruar një herë e mirë administratën nga LSI. Rezultatet priten në ditët në vijim dhe bashkë me shkarkimet do ketë dhe valë kallëzimesh në prokurori./ Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/