Sot janë zhvilluar provat e Formula 1 për Çmimin e Madh të Bahrenit. Nesër do të jetë gara e dytë e Botërorit të Formula 1.
Katër herë kampioni i botës Sebastian Vettel ka shkëlqyer. Ai regjistroi kohën më të mirë me 1 minutë e 27 sekonda dhe 958 të minjtat, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Raikonnen.
Hamilton, pavarësisht kohës së katërt më të mirë të regjistruar në provat zyrtare, do të niset nga vendi i 9, pasi është penalizuar me 5 vende si pasojë e ndërrimit të kambios.