osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kryeprokurori përplaset me ministrin e Brendshëm: Ndizen debatet për kryerjen e përgjimeve nga policia, deputetët socialistë kërkojnë rishikimin e draftit

Kryeprokurori përplaset me ministrin e Brendshëm: Ndizen debatet për kryerjen e përgjimeve nga policia, deputetët socialistë kërkojnë rishikimin e draftit

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit për t’i dhënë uniformave blu akses në përgjime ka ndezur debate në vend. Në kuadër të paketës anti-KÇK qeveria ka kërkuar që policia të bëjë përgjigje edhe pa autorizimin e prokurorisë. Por duket se jo të gjithë e mbështesin këtë projekt.

Prokurori i Përgjithshme, Olsian Çela është kundër nismës së qeverisë për ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, që lejon uniformat blu të kryejnë përgjime ambientale dhe të bëjnë hetime. Sipas informacioneve, mësohet se në tavolinat e deputetëve të Komisionit të Ligjeve dhe atij të Sigurisë, ndodhet opinioni i Prokurorisë së Përgjithshme, ku pasi analizohen nenet e projektligjit, sugjerohet rishikim i draftit. Më konkretisht, kundërshtitë e Prokurorisë fillojnë që në nenin e parë të projektligjit nëpërmjet të cilit Policisë së Shtetit i jepet e drejta e hetimit, gjë që në legjislacionin aktual është ekskluzivitet i organit të akuzës.

Ndërkohë që debati më i fortë për këtë ligj është dhënia e kompetencave policisë që të kryejë përgjime në kuadër të hetimit policor, gjë që aktualisht mund të kryhet vetëm me autorizimin e Prokurorit. Po ashtu, në opinion institucioni i akuzës thekson se termi “procedim policor” përbën shkelje flagrante të Kodit të Procedurës Penale me pasoja pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e akteve të përftuara prej tyre, ku përfshihen edhe përgjimet. Kështu që për këto arsye, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar mosmiratimin e neneve të projektligjit, i cili mbrohet me ngulm nga ana e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Deputetët socialistë kërkojnë rishikimin e draftit

Por krahas debatit juridik dhe kundërshtive të Prokurorisë së Përgjithshme, edhe deputetët kanë ngritur si shqetësim çështjen e dhunimit të të drejtave të njeriut, duke kërkuar përmirësime në draft. Bëhet fjalë për disa deputetë të Partisë Socialiste, njëherësh anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare që ndonëse të së njëjtës parti, drafti i propozuar nga qeveria ka nevojë për rishikime.

Më konkretisht, socialisti Xhemal Qefalia gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetën “SOT” u shpreh ditën e djeshme se ai ka paraqitur disa sugjerime për projektligjin e propozuar nga Ministria e Brendshme. “Unë kam paraqitur kontestimet e mia në Komisionin e Sigurisë lidhur me projektligjin që i jep të drejtë policisë të përgjojë pa lejen e prokurorisë. Kështu që, pritet të diskutohet dhe nga kolegët e tjerë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në datën 20 maj kur projektligji po prezantohej në Komisionin e Sigurisë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deputeti Qefalia ka kërkuar rishikim të draftit, pasi sipas tij, policia nuk mund të përvetësojë kompetencat e prokurorisë. “Të rrisësh dhe t’i krijosh mundësinë një punonjësi policie çfarëdo lloj grade që të krijojë mundësinë për të përgjuar në përgjime ambientale më duket që kemi të bëjmë me kalim të kompetencave të këtij organi.

Kushdo që përgjon në kundërshtim me ligjin, të gjithë janë në shkelje të ligjit. Dhe nëse ju si polici vazhdoni ta bëni këtë edhe ju të njëjtën gjë bëni, shkelni ligjin. Dhe tani që kërkoni ta bëni në ligj, kjo i ul vlerat e një shteti normal. Nuk ka punë ministri të dijë se kush përgjohet. Ministri është person politik”, nënvizoi deputeti i PS, Xhemal Qefalia. Megjithatë, për të marrë një përgjigje mbi shqetësimet që u ngritën, Komisioni i Sigurisë vendosi që shqyrtimi i projektligjit të vijonte pasi të merrte mendimin e Komisionit të Ligjeve, i cili ka si objekt edhe të drejtat e njeriut.