Ilir Meta ka folur për herë të parë drejtpërdrejt për deklaratën e Ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, për mundësinë e një marrëveshjeje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi.
Në emisionin Opinion, Meta tha se ata që e kthyen Reformën në Drejtësi në Ramaformë, tani kërkojnë të shpikin fajtorë.
Meta: Unë besoj se jemi ende në kuadër të revolucionit kulturior të Reformës në Drejtësi
Fevziu: Revolucion kulturor që e keni votuar ju
Meta: Është tjetër Reforma që u votua në Kuvend dhe tjetër revolucioni kulturor që e ka kthyer Ramaforma. Ka 6 vite që flitet dhe ka dështuar gjithë sistemi. Ata që e kthyen në Ramaformë kërkojnë të shpikin fajtorë.
Fevziu: A jeni ju targeti i Ambasadores?
Meta: Një gjë ta kesh të qartë ti dhe gjithë të tjerët. Nuk lejoj të tallet njeri me atë Reformë që e kthyen në Ramaformë. Ajo ambasadore s’mund ta ketë për Ilir Metën.
Ambasadorja në datën 23 mars në një takim që ka bërë me mua në Presidencë bashkë me përfaqësuesen e OPDAT, më ka kërkuar idetë e mia sesi shkohet në normalitet. Në 8 prill drejtori im i kabinetit i ka kthyer përgjigje dhe një platformë ku i thotë “siç biseduam me presidentin në datë kaq e aq… të lutem lexoji me kujdes këto propozime të Presidenit”.
Fevziu: Ambasadoja kërkoi nga ju vetëm versionin për tu kthyer në normalitet?
Meta: Presidenti i çoi në 8 prill një platformë me 14 pika që u bë publike
Fevziu: E njëjta apo u shtua ndonjë pikë?
Meta: I është dërguar platfoma me 14 pika siç u kërkua