osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Rezoluta e Kuvendit për ILDKP: Urgjent të përfundoi verifikimi dhe skanimi i pasurisë për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët!

Rezoluta e Kuvendit për ILDKP: Urgjent të përfundoi verifikimi dhe skanimi i pasurisë për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët!

Kuvendi i ka kërkuar Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive që të mbyllë sa më shpejt procesin e verifikimit pasuror për gjyqtarët dhe prokurorët. Në seancën plenare të radhës, do të miratohet rezoluta për këtë institucion, ku Kuvendi i ngarkon disa detyra institucionit të drejtuar nga shkëlqim Ganaj.

“Kuvendi kërkon që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2020, të vazhdojë punën në këto drejtime: Të angazhohet për përmbylljen me sukses të procesit të dorëzimit të dosjeve dhe raporteve të hollësishme e të arsyetuar për pjesën e mbetur të subjekteve të rivlerësimit pranë organeve kompetente. Duhet të vijojë më tej bashkëpunimin me organet e reja të drejtësisë në drejtim të administrimit të deklaratave të pasurisë për subjektet kandidatë për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë dhe ushtrimit të kontrollit të pasurive, të ligjshmërisë së burimit të krijimit të tyre, të përmbushjes së detyrimeve financiare nga subjektet kandidatë dhe personave të lidhur me ta”.

Më tej Kuvendi kërkon që ILDKP të angazhohet më tepër në udhëzimin e këshillimin e Njësive Përgjegjëse për formën dhe të dhënat e nevojshme që duhen paraqitur në raportin vjetor për rastet e sinjalizimit, me qëllim orientimin drejt një raportimi në mënyrë cilësore dhe me standard të unifikuar, si dhe të intensifikojë monitorimin e veprimtarisë së tyre.

“Të vijojë ndjekjen e një politike të hapur me qytetarët, median dhe shoqërinë civile dhe forcimin e urave të bashkëpunimit me median investigative në drejtim të rritjes së transparencës institucionale për publikimin e deklaratave të interesave privatë dhe informimin e duhur në lidhje me mekanizimin e sinjalizimit. Të paraqesë së bashku me raportin vjetor të veprimtarisë edhe raportin për zbatimin e ligjit të sinjalizimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesve, ku të përfshihen numri i rasteve të sinjalizuara, rezultatet e rasteve, shkalla e ndërgjegjësimit dhe besimit te mekanizmat e sinjalizimit nga publiku, koha e përcaktuar për shqyrtimin e rasteve dhe zbatimin e mekanizmave të mbrojtjes nga hakmarrja”, thuhet më tej.

Në fund i kërkohet që të vijojë procesin e ngritjes së sistemit elektronik të deklarimit të interesave privatë, duke siguruar plotësimin e kuadrit të nevojshëm ligjor me aktet nënligjore për vënien në funksionim të këtij sistemi, si dhe garantimin e qëndrueshmërisë së mëtejshme të funksionimit të vetë sistemit.