Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku pas një konflikti për arsye banale, ka mbetur i vrarë një 25 vjeçar.
Sipas njoftimi të policisë ka mbetur i vrarë shtetasi me inicialet R.A., 25 vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri automatik nga shtetasi me inicialet S.R., 23 vjeç, pas një konflikti për shkaqe banale.
Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plote:
Më datë 06.04.2018, në malin e fshatit Luzhë është vrarë me armë zjarri shtetasi R.A., 25 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake ka rezultuar se shtetasi R.A i cili po kulloste bagëtitë në fshatin Luzhë dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik, për motive të dobëta, nga shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Luzhë.
Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.