Ngjarja që mund të kishte përfunduar në tragjedi, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Syrja Dylgjeri”, një zonë mjaft e frekuentuar nga qytetarët.
Autori i kësaj ngjarje, ka qenë në gjendje të dehur nën efektin e alkoolit kur është konfliktuar me dy persona dhe më pas i ka qëlluar ata me thikë.
Në sherr kanë ndërhyrë edhe dy persona të tjerë të cilët tentuan të shuanin konfliktin, por që edhe këta të fundit përfunduan të plagosur me thikë.
Të plagosur kanë mbetur E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç të gjithë banues në Elbasan.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital dhe është mësuar se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
G.SH është shpallur në kërkim nga policia dhe vijon puna për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë
Më datë 06.04.2018 në Lagjen “Syrja Dylgjeri” shtetasi G.Sh në gjendje të dehur në rrugë është konfliktuar dhe dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit:
E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan
Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit.