Pak minuta më parë, ikona e arteve marciale mikse Conor McGregor ka lënë rajonin e policisë në Brooklyn në pranga, i shoqëruar nga një agjent i policisë dhe është dërguar para gjykatës, ku pritet të marrë dënimin. Irlandezi u dorëzua vetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në rajonin e policisë pas incidentit që krijoi pas konferencës së shtit, kur goditi me mjete të forta autobusin ku ishin sportistët që do të duelojnë në eventin e UFC-223 (zhvillohet më 7 prill në Brooklyn, Nju Jork). Duart e irlandezit ishin të lidhura nga pas, me pranga, foto që kanë bërë xhiron e botës. McGregor akuzohet për dhunë dhe sjellje të pahijshme nga policia.