Sharon Stone mbetet një prej femrave më joshëse në Hollivud.
Por tani në moshën 61-vjeçe, ajo nuk po e gjen dot lehtë dashurinë.
Këtë e dëshmoi fakti që aktorja e famshme ka vendosur të regjistrohej në Bumble, aplikacioni i takimeve për beqarët.
Por prej famës së saj, jo gjithçka shkoi mirë.
Kur panë llogarinë e saj, shumë përdorues e raportuan si të rreme, dhe për këtë arsye, profili i aktores u bllokua.
Sharon Stone konfirmoi më pas në Tëitter se ajo kishte qenë vërtet llogaria e saj. Ajo duket se ka vendosur të takojë njerëz on-line.
“ U regjistrova në Bumble, por m`u mbyll profili. E kuptova vetëm kur u përpoqa të kontrolloja listën e takimeve. Bumble, mos më përjashto tani, mos më lër jashtë`, ka shkruar aktorja.
Profili i Sharon Stone vazhdon të jetë i bllokuar ndërsa nuk ka ende asnjë reagim nga përgjegjësit e aplikacionit. Me sa duket, diva e Hollivudit paska për ta kaluar vetëm ndërrimin e viteve!!