Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, paraditen e sotme u shfaq në Pezë Helmës, në shkollën 9-vjeçare për të denoncuar gjendjen e rëndë nëpër institucione pas tërmetit të 26 nëntorit.
Astrit Veliaj, flet për abuzimin nga qeveria me oligarkët duke thënë se shtresa e varfër është lënë në hije dhe në harresë.
“Duhet investuar në arsim sepse është e ardhmja e kombit. Kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin, ka prioritet oligarkët, të ndajë paratë me oligarkët, me njerëzit që hanë e pinë me ta dhe nuk i hedhin sytë nga njerëzit e varfër”, u shpreh ish deputeti i PD.
Mirëpo, po denoncuesi në këtë rast, cilës “klasë shoqërore” i përket?
Deputeti Astrit Veliajt ka pasurinë marramendase, duke harrur se në mënyrë urgjente, këtij së fundi i duhet aplikuar një vetting “politik”.
Përgjatë 10 viteve, Veliaj ka blerë 26 apartamente, ka pasuri të paluajtshme 2.5 milion euro, ka mbi 500 mijë euro në llogari, ka në pronësi Universitetin UFO etj.