Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskopetencë për çështjen Meta-Dvorani. Vendimi për mos- kompetencë ishte nga prokurori Alket Mersini, ndërsa më herët kishte qenë po ky prokuror që kishte marrë në pyetje presidenin lidhur me akuzat e ngritura ndaj Dvoranit.
Por kalimi i çeshtjes te SPAK ka rreziqet e veta si për të akuzuarin nëse hapet çeshtje penale por edhe për kallzuesin nëse nuk hapet.
Nëse SPAK hap dosje penale për KLGJ si instuticion sepse vendimet e Dvoranit nuk janë individuale por kplegjiale me shumicë votash vërtet do të ishte një precedent i rëndë për drejtësinë e re, sepse ligjërisht duhet të largohen nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit të gjithë antarët e përfshirë në një dosje penale. Nëse nuk ka asnjë provë për element të veprës penale nga antarët e KLGJ-së dhe ryetarit Dvorani, atëhere ligjërisht duhet të hapet dosje penale për kallzuesin Ilir Meta, për shantazh, shpifje dhe kallzim të rremë.
Koha do tregoi se çfarë drejtësie po ngremë, e nëse ligji është ashtu siç duam…i barabartë për të gjithë. /Ekskluzive.al