osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E detyruan të largohej nga Shqipëria sëbashku me familjen! Flet mjekja që po e bën ëndrrën realitet në Gjermani

E detyruan të largohej nga Shqipëria sëbashku me familjen! Flet mjekja që po e bën ëndrrën realitet në Gjermani

Është kjo drama më e fundit, me të cilën po përballen shqiptarët.Mjekët dhe infermierët po largohen drejt Gjermanisë dhe me këto ritme ka gjasa që vendi ynë të përballet me një situatë edhe më të vështirë në të ardhmen, sa i përket shërbimit shëndetësor.Entela Hamiti është një ndër rastet konkrete, që flet mbi dramën më të fundit shqiptare.

Ajo 16 vite më parë kur mori në dorë diplomën si mjeke nuk e mendonte kurrë se një ditë nuk do t’iu shërbente bashkëkombasve të saj, por qytetarëve të një vendi tjetër në perëndim.

Sot Entela gjendet në Gjermani, prej nga ku tregon rrugëtimin e saj dhe vendimin për t’u larguar nga Shqipëria.Fillimi i karrierës në shërbimin shëndetësor shqiptar ka qenë shumë i vështirë për Entelën.

Në një intervistë për emisionin “Tempora”, Entela Hamiti rrëfen se si vendosi të mos heshtë përballë problemeve që konstatonte çdo ditë në punën e saj.Entela nuk e gjeti veten në shërbimin shëndetësor edhe pas shumë vitesh kontribut, në 2018 thotë se mori vendimin e vështirë për t’u larguar drejt Gjermanisë.

“Tentova të isha ajo mjekja që kisha ëndërruar që e vogël, të bëhesha kardiologe, endokrinologe apo një mjeke specialiste e çdo fushe në mënyrë që të rritesha jo vetëm profesionalisht por edhe t’ju jepja shërbim më të mirë pacientëve të mi. Por u përballa me dyer të mbyllura, korrupsionin, fyrje”, thekson ajo.

Nuk është e vështirë në fakt, të konstatosh, që në tërë këto vite drejtorë spitalesh gjen njerëz pa asnjë lidhje me profesionin dhe kjo shton dëshpërimin e atyre që kanë derdhur mund e djersë për t’u arsimuar, e që nuk gjejnë dot veten, aq sa detyrohen të largohen.

“Në këtë moment të dëshpëruar nuk dija çfarë të bëja më dhe një miku im që ndodhej në Gjermani dhe punonte prej kohësh më thotë pse nuk mëson gjermanisht dhe të vish, këtu do të gjesh veten. Ishte vendim i vështirë për mua pasi nuk isha më vetëm, kisha familje, kisha fëmijë që duhet ti transferoja, por dëshira e madhe për profesionin më dha mundësinë dhe guximin të ecja përpara”, shpjegon më tej Entela Hamiti.

Ajo është duke e realizuar në një vend tjetër ëndrrën e saj, për t’u bërë kardiologe, në një vend ku mundësitë u jepen atyre që duan të punojnë dhe të studiojnë, ndryshe nga Shqipëria.

“Rruga nuk ishte e lehtë, duhet të vija shpesh për të dhënë provime të gjuhës, biletat ishin të shtrenjta. Por më në fund ja dola, sot jam në vendin që kam ëndërruar gjithmonë. Kam filluar specializimin për kardiologji, ndërkohë që edhe punoj”.

Ngjan paradoksale, por Entela flet shqip nëpër pavionet e spitalit ku punon në Gjermani.

“Ka edhe shqiptarë të tjerë që punojnë si mjekë ose infermierë. Pothuajse në çdo pavion ka nga një koleg mjek shqiptar dhe ndihem shumë e lumtur që mund të takohemi dhe flasim me njëri-tjetrin shqip”, shton ajo më tej.

Megjithatë, si kushdo shqiptar tjetër që jeton dhe punon në emigracion, kthimi në Shqipëri nuk përjashtohet asnjëherë.

“Do të kthehem, vetëm nëse do të ketë një sistem shëndetësor i cili të mos më shigjetojë mua si shkaktar të gjithë problemeve që ka sot mjekësia””, thekson Entela, në fund të fjalës së saj.