Sekretari i marrëdhënieve me median në PS, Alfred Peza ka komentuar urimin e Presidentit Ilir Meta, ku theksoi se shumë qytetarë dëshirojnë të largohen nga Shqipëria.
Peza e ka ironizuar këtë të fundit me anë të një statusi në “Facebook” teksa e quan këtë urim një “dhuratë”.
“Lodhuni sa të doni, por mesazh më “optimist” se ky për Krishtlindje, nuk keni për të gjetur asnjëherë:
“Shumë qytetarë, në mungesë të shpresës dhe shanseve të barabarta, për shkak të plagëve të rënda sociale, dëshirojnë ende të largohen nga Shqipëria.”
Kush e ka bërë do të pyesni Ju? Nuk ua tregoj deri nesër në mëngjes, kur të hapni dhuratën poshtë pemës, që sapo u ka nisur Presidenti i Republikës”, shkruan Peza.