Njoftohet se ditën e sotme kryeministri Edi Rama, ka mbledhur në selinë rozë anëtarët e kryesisë së Partisë Socialiste.
Burimet bëjnë me dije se aty po diskutohet për zgjedhjet brenda partisë, të cilat janë shtyrë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, pas tërmetit të 26 nëntorit. Në fokus të diskutimeve është edhe mbajtja e Kongresit të PS-së, që pritet të zhvillohet në muajin shkurt.