Eshtë ndarë nga jeta gjyshja e përrallave, artistja e merituar Marika Kallamata, për ne brezin e viteve 70-80-90, ajo do të jetë e paharruar, jo vetëm për rolet e saj në kinematografi, por edhe për zërin e saj të ëmbël kur lexonte përrallat në emisionin e TVSH.
Kush ishte Marika Kallamata?
Marika Kallamata u lind në Fier më 17 nëntor 1930, është aktore i njohur shqiptare.
Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë.
Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet.
Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj.
Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.