Ka përfunduar mbledhja e qeverisë në Golem, kryeministri Edi Rama tregon çfarë u diskutua dhe planet e qeverisë për vitin e ardshëm.
“Kemi diskutuar 7 prioritetet e qeverisjes”, tha Rama për gazetarët ndërsa renditi edhe disa prioritete që do të nisin në ditët e para të 2020-ës:
“-Do të kalojmë aktin anti KÇK brenda janarit
-Do vazhdojmë punën për paktin e universitetit
-Kantieri për kampusin universitar, do të nisë puna”
Në energji dhe infrastukturë kryeministri Edi Rama përmendi disa projekte të rëndësishme:
“-Kemi nisur procedurat për Aeroportin e Vlorës
-Do të nisin procedurat për Parkun fotovoltaik
-Procedura për rrugën e Rrogozhinës, tunelin e Llogarasë si dhe një sërë veprash të reja”.
Kryeministri Rama tha se shumë shpejt në parlament do të kalojë edhe ligji i ri për tokën.
“Procesi i legalizimeve, shumë shpejt kalon në parlament ligji i ri për tokën. Do t’i japin zgjidhje atyre zonave ku nuk ka funksionuar 7501 por edhe që nuk ka patur konflikte”, tha Rama.
Rama u zotua që deri në fund të 2020-ës do të mbyllen sportelet dhe të gjitha dokumentet do të merren “online”.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Në fund të çdo sesioni parlamentar, bëjmë një mbledhje të gjatë ku kalojmë në listë të gjithë aktivitetin e qeverisë, institucioneve. Besoj që kemi një plan për të nisur procesin e rindërtimit, objektivi ynë është që brenda pranverës gjithçka të jetë e nisur dhe brenda 6 mujorit të parë një pjesë e madhe e qyetarëve të jenë sistemuar në një shtëpi të re. Ndërkohë ata që hyjnë në apartamente do vazhdojnë të qëndrojnë në sistemin e qirasë.
Kemi diskutuar për 7 prioritetet e qeverisjes. Në fund të janarit ne do të kalojmë aktin që u pengua kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së. Do të vazhdojmë punën për paktin me universitetin, kampusi do të jetë një kantier i madh. Do të rindërtojmë nga e para gjithë pjesën e ndërtuar pas periudhës italiane.
Energjinë dhe infrastukturën, kemi nisur procesurat për Aeroportin e Vlorës, do të shpallet shumë shpejt procedura për parkun fotovoltaik, do të shpallet procedura për aksin Rrogozhinë, si dhe për tunelin e Llogarasë si dhe në sërë veprash të tjera, Velipoja dhe të tjera vepra që janë goxha të rëndësishme por po t’i numërojmë do të rrimë këtu gjatë darkës.
Procesi i legalizimeve, shumë shpejt kalon në parlament ligji i ri për tokën. Do t’i japin zgjidhje atyre zonave ku nuk ka funksionuar 7501 por edhe që nuk ka patur konflikte. Po ashtu kemi një tjetër prioritet të rëndësishëm, shërbimet online, ky është një prioritet që do të hyjë që në janar.
Me një numër të madh shërbimesh që qytetarët nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në sportele. Të gjitha dokumentat që duhet të marrin nga institucionet, do t’i garantojë vetë shteti. Në 2020-ën do të mbyllim përfundimisht të gjitha sportelet.
Dhe e fundit, shengeni rajonal që është një tjetër prioritet i rëndësishëm.
Kur sheh punën e bërë mendoj që është një punë goxha e madhe, dhe një nga gjërat që unë mendoj se duhet përmirësuar është komunikimi për këto punë. Në këtë aspekt nuk mund të fajësoheni por mbase ne mund të fajësojmë veten për shumë gjëra që janë bërë dhe po bëhen.
Çka na ka ndodhur na ka bërë më të kujdesshëm, jo më të frenuar sepse ideja ka qenë që ne të mos cënojmë prioritetet dhe sigurisht që pensionistët nuk janë kurrë një kategori që ne mund ta harrojmë.
Por nga ana tjetër duhet të jemi të kujdesshëm dhe të sigurtë që do ta përballojmë edhe vetë rindërtimin, ndaj na duhe të presim edhe konferencë e donatorëve për të parë se sa do të jetë barra jonë e përgjithshme.