osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Krokodilë, ngjala e vezë peshku, oficerët e doganës kanë parë gjithçka

Krokodilë, ngjala e vezë peshku, oficerët e doganës kanë parë gjithçka

Autoritetet doganore në Greqi krahas kapjes së 154 milionë cigareve kontrabandë, ka konfiskuar edhe krokodilë, ngjala, vezë të peshkut si dhe një Kuran të shekullit të XVIII.

Nga statistikat zyrtare të përcjella nga e përditshmja Kathimerini, zyrtarët e doganës kanë hasur 400 kilogramë ngjala europiane, të cilat u gjetën në një magazinë të kompanisë Koropi, në lindje të Attica-s, ndërkohë që punonjësit e Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës kapën edhe 160 kilogramë të tjera të së njëjtës specie.

Kurse punonjësit e doganës në Rhodes konfiskuan 5 krokodilë, të llojit kaimans. Ato u gjetën në një kontejner druri që vinte nga Holanda.

25 kilogramë vezë peshku që ishin nisur për në Turqi u kapën nga oficerët e Kipoi-t.

U zbuluan gjithashtu edhe 580 diamante dhe 58 pjesë të tjera bizhuterish të çmuara, që një pasagjer kishte futur kontrabandë nga Turqia.

Përsa i përket Kuranit me shkrim dore që i përkiste shekullit të XVIII-XIX, u gjend në bagazhin e një shqiptari nga oficerët në Kakavijë.

Në mesin e sendeve të gjetura nga zyrtarët grekë bëjnë pjesë edhe konfiskimi i 119,520 enë kuzhine dhe 109,200 të brendshmeve kontrabandë, të kapura në Pire.

Zyrtarët e aeroportit të Athinës gjetën 54,300 tableta me steroide të ndaluara, ndërsa në Selanik u konfiskuan plot 573,820 lodra.

Rritja e taksave për sendet e veçanta të konsumit ka bërë që edhe kafeja të futet kontrabandë.

Sa u përket parave të padeklaruara, zyrtarët grekë konfiskuan 8.2 milionë euro si dhe vendosën gjoba prej 2.8 milionë eurosh.