osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mos akuzoni Arben Krajën me dokumente të vjedhura, por shihni këta që na vodhën për 30 vite

Mos akuzoni Arben Krajën me dokumente të vjedhura, por shihni këta që na vodhën për 30 vite

Me një dokument në dorë nga azili, Agron Tufa, ende pa qetësuar shpirtin e tij dhe mendjen pas “arratisjes” nga Shqipëria, arriti të trazonte të gjithë shqiptarët. Një fletë që tashmë është bërë më e famshme se vet Tufa, tregon se Arben Kraja, kreu i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), ka qenë prokuror në vitin 1990, kur diktatura po jepte shpirt, para shpirtit të lirë të shqiptarëve.

Fleta e treguar nga ish-kreu i Institutit të Krimeve të Komunizmit tregonte se Kraja kishte hetuar një të ri për kalim të paligjshëm të kufirit në mesin e vitit 1990. Kraja është prokuror, pasi për këtë gjë ka studiuar. Nëse e shikojmë sot, jashtë kontekstit dhe ta zhveshim nga momenti politik e historik i vendit, duket një gjë krejt normale. Një prokuror heton një njëri për një vepër penale që sipas ligjeve të kohës dënohej.

Por këtë dokument, të treguar vjedhurazi nga Tufa nëse e fusim në kontekstin historiko-politik, sërish do ishte një gjë normale. Kraja në vitin 1990 ka qenë prokuror, paguhej për të bërë një punë, të cilën e bën dhe sot. Dhe historia është kjo: Një i ri kishte kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, ishte arrestuar nga policia dhe dosja hetimore ishte në duart e prokurorit. Prokurori në bazë të hetimeve dhe provave shprehej se ishte konsumuar vepra penale e “kalimit të paligjshëm të kufirit”, që në atë kohë (Shqipëria ishte në muajt e fundit të sistemit komunist) ishte vepër e dënueshme.

Por për shumë syresh, ai dokument (që nuk dihet se si ka përfunduar në duart e Agron Tufës në azil) është prova se Kraja “ka qenë shërbëtor i diktaturës”. Por nëse zhvishemi nga emocionet dhe i thërrasim logjikës, rezulton se një pjesë e konsiderueshme (për të mos thënë të gjithë) kanë qenë shërbëtorë të diktaturës për shkak të detyrave që u caktonte “nëna parti”.

Shkojmë përtej kohës që jetojmë, të imagjinojmë se jemi në vitin 2021. Shtator 2021, ndoshta Lulzim Basha bëhet Kryeministër dhe aktin e parë që merr është: Shpallja armik e shërbëtor të regjimit kriminal, të çdokujt që ka qenë, prokuror, doktor, mësues, berber e shofer në kohën e Ramës. Mund të themi se ata që do shpallen armiq nesër janë vërtet armiq sot? Mund të bëjmë fajtor ata që kanë vepruar me ligjet e sotme dhe bien ndesh me të nesërmet? Mund të akuzojmë ata që sot bëjnë punën e nesër ne u shikojmë gunën?

Por ka të tjerë që thonë se në kohën kur Kraja me dorën e tij të djathtë në cepin poshtë djathtas të letrës, ka firmosur hetimin e të riut, komunizmi po binte dhe era e ndryshimit po ndihej kudo. Por kush ishte në atë kohë aq shumë i bindur se komunizmi kishte rënë? Kush ishte aq parashikues të dinte se nesër do zgjoheshin në demokraci? Kush e dinte se ajo që do lindte bashkë me diellin do ishte diell që do ngrohte e jo diell që “shumë do shndërrinte e pak do nxehte”? Përgjigja është e thjeshtë: ASKUSH?

Dokumenti me firmën e Krajës tashmë është bërë flamur që valvitet, e ka nisur dhe kërkesa për dorëheqjen e tij me arsyen e thjeshtë: Ka qenë në punë në një kohë jo shumë të përshtatshme. Kërkesa për dorëheqje është lexuar nga PD? Në një deklaratë nga selia blu, Gazmend Bardhi kërkonte që e shkuara e anëtarëve të SPAK-ut të ishte e bardhë, pasi ishte nxirë nga lajmet në media. Por harroi të thoshte se kur po bëhej Reforma në Drejtësi, duhet t’i thoshin Amerikës që të prodhonte 10 prokurorë në laborator, pa të shkuar por me të ardhme premtuese. Harroi që të thoshte se partia në emër të së cilës foli ka qenë në pushtet më shumë se 10 vite e nuk u kujtua kurrë për dekomunistizimin e vendit. Të ndante këtë popull nga e shkuara e errët e ta nxirrte në dritën e vërtetë. E sot në këtë ditë dimri të ftohtë kërkon shkrirjen e akullit diktaturë dhe kërkon që të sotmit mos të jenë pjesë e së djeshmes.

Vërtetësia e dokumentit të “vjedhur” që u tregua si dëshmi flagrante u konfirmua dhe nga Autoriteti i Dosjeve (një institucion i krijuar dhe paguhet nga shqiptarët) për të treguar “të mirët” dhe “të këqijtë”. Por ky autoritet me deklaratën pas publikimit të dokumentit për Krajën, duhet të shpallë dështimin me sukses, pasi nuk arriti të zbulonte të shkuarën e prokurorit kur duhej dhe të ndalte revanshin e tij drejt kryesimit të SPAK.

Ndërkohë që të gjithë kërkojnë sqarime për firmën e hedhur nga Arben Kraja, me dorën e djathtë në cepin poshtë djathtas së letrës, nuk kanë sqaruar se si ai dokument në ato duar që e nxorën në dritë. Por nëse ai dokument bëhet shkopi në rrota për vijimin e punës së SPAK, dikush duhet të mendojë për “kreun e protokollit” të këtij institucioni Taulant Ballën që caktoi dhe dosjen e parë që duhet hetuar dhe kërkon rezultate./Anesti Barjamemaj