Aktori Laert Vasili ka denoncuar një përplasje që ka ndodhur afër Teatrit Kombëtar mes tij dhe aktorëve të rrugës që as shfaqje nuk kanë parë në Teatrin Popullor dhe jo më të kenë interpretuar, por akuzojnë Laert Vasilin se u kishte grisur posterat ndërkohë që ai shprehet se nuk ka asnjë lidhje me këto mediokër dhe nuk ndjenë asnjë grim respekti për ta duke përjashtuar Edmond Budinën. Gjatë konfliktit fizik në sfond dëgjohen dhe sharje e ofendime.
Në statusin në rrjetin social të FB, Vasili thotë se pikërisht regjisori Robert Budina që ndoshta nuk e njeh askush se çfarë është aktor, regjizor apo Shqupist por…vëllai i Edmond Budinës e ka dhunuar dhe sharë! Aktori i njohur
paralajmëron se dhuna dhe paligjshmëria do të përballet me drejtësinë.
STATUSI I PLOTË I LAERT VASILIT
”Aleanca e Rehatit”, këta uzurpatorë të pronës publike, në këto çaste pasi më dhunuan fizikisht me në krye z.Robert Budina i cili më futi thonjtë në grykë dhe duke më sharë me libër shtëpie u përpoqën të bëjnë lajm për të dalë nga anonimati i jashtëligjshmërisë!
Një turp e faqe e zezë që ndodh në mes të kryeqytetit nga njerëz të dhunshëm që duan të kthejnë ‘97 në Art! Dhuna dhe çdo formë tjetër e jasthëligjshme do të përballet me drejtësinē!
P.s Haram ato 10 milionë që njerëzit e mi ju kanë sponsorizuar për filmat e familjes suaj z. Budina! Bukëshkalë! /Laert Vasili
Pjesë nga debati që dëgjohet në video:
Aktivisti: A mund të më thuash pse e grise kartelën?
Vasili: Mos më prek mua me dorë se nuk ke surrat ti të më prekësh me dorë se çfarë kam bërë unë për Shqipërinë ti se ke parë në ëndërr
Robert Budina: Ik Laert, ik se ke pirë
Lart Vasili: Berti nuk ta kam borxh këtë, këtë provokim nuk ta kam borxh. Berti të kam ndihmuar Berti. Kam respekt këtu për Edmond Budinën dhe asnjë tjetër.
Robert Budina: Ti e ke grisur atë?
Lart Vasili: Kush ta grisi ty më? Ik se nuk keni punë të bëni, por kam respekt për Edmond Budinën
Edmond Budina: Nuk ka nevojë të kesh respekt, nëse e ke grisur Laert nuk ka nevojë të kesh respekt për mua. Ik mos më kap mua me dorë
Aktorët: Në polici e ke vendin, të q*** motrën