Një tjetër tërmet ka lëkundur vendin tonë pak çaste më parë. Raportohet se lëkundja është ndjerë në orën 17:03 dhe epiqendra ka qenë në Vorë.
Mësohet se tërmeti ka pasur një magnitudë 4.3 të shkallës Rihter. Tërmeti është ndjerë deri në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se ai u ndje edhe në Puglia dhe veçanërisht në Brindisi.
Teksa kujton tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit, i cili shkaktoi vdekjen e të paktën 50 personave dhe shkatërrimin e qindra mijërave shtëpi, mediat italiane shkruajnë se sipas analizave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, doli se shkaktar i atij tërmeti ishte një “çarje prej 85 kilometrash që u përhap nga Veri-Perëndimi dhe Jug-Lindja, midis qyteteve të Durrësit dhe Lushnjës, dhe se ai nuk u aktivizua plotësisht”.