Ata u larguan nga Brazili me destinacionin Galicia, në një nëndetëse të ndërtuar në xhunglën braziliane. Narkotrafikantët u arrestuan sapo u futën në Europë
Agustín Álvarez, 29 vjeç, Pedro Roberto Delgado, 44 vjeç, dhe Luis Tomás Benítez, 42 vjeç, të tre nga Ekuadori, u arrestuan nga policia spanjolle teksa me një nëndetëse 20 metra të gjatë, e ndërtuar në mes të xhunglës nga inxhinierë të punësuar nga narkot, po transportonin përmes oqeanit Atlantik një ngarkesë prej 6 mijë kilogramësh kokainë të pastër me destinacion brigjet veriore të Spanjës.
LEXO EDHE:
‘Nuk keni parë gjë akoma’, kryeministri Johnson nis detyrën me shprehjen e Ramës
Nëndetësja me vlerë 2.5 milion ishte e papërshkueshme nga uji. Ajo kishte një motor të fuqishëm prej 2,000 kuajsh fuqi, ishte e furnizuar me 20,000 litra naftë dhe e ngarkuar me 152 pako kokainë.
Ndërsa gjithçka për trafikantët shkon pa probleme deri në gjysmën e rrugës, nëndetësja pësoi defekt në sistemin e ventilimit. Pas disa përpjekjesh për ta riparuar, trafikantët u detyruan të dilnin në sipërfaqe pasi ishte e pamundur që ata të qëndronin në ato kushte në një thellësi prej 5 metrash.
Pas 24 ditë udhëtimi, narkotrafikantët mbërritën në vendin ku do të bënin dorëzimin e mallit por aty nuk i priste askush, ndoshta sepse pritësit e kokainës kishin zbuluar se policia ishte vënë në ndjekje të tyre.
Tre ekuadorianët u arrestuan në momentin kur po tentonin të mbysnin nëndetësen dhe teksa kishin si synim të ktheheshin pas disa ditësh për të marrë kokainë. /Shqiptarja.com