osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Të ngrihemi fuqishëm, ta përmbysim sa më parë”! Tmerri i mediave Berisha “loton nga dhimbja”: K.rimineli Rama po tenton të varë mediat në litar

“Të ngrihemi fuqishëm, ta përmbysim sa më parë”! Tmerri i mediave Berisha “loton nga dhimbja”: K.rimineli Rama  po tenton të varë mediat në litar

Sali Berisha, teksa ishte i pranishëm në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike, të organizuar nga Forumi Rinor i PD dhe Fondacioni “Konrad Adenauer” nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzoi se po tenton të vrasë dhe të varë fjalën e lirë përmes paketës “anti-shpifje”.

Sipas tij, shefi i qeverisë po tallet me fatkeqësinë natyrore të tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa shtoi faktin se njerëzit po dergjen nëpër çadra në mes të acarit. Ai iu bëri thirrje qytatarëve që të ngrihen për të përmbysur sa më parë qeverinë e Ramës, e cila sipas Berishës, ka shpopulluar vendin duke përzënë të rinjtë.

“Ju drejtohet mediave si qenefe. U drejtohet gazetarëve si kazan dhe hale. Më thoni ju miqtë e mi: a ekziston ndokund ky standard në Europë, në hapësirën e OSBE, unë druaj se përveç Koresë së Veriut dhe Venezuelës një standard i tillë nuk ekziston. Ky person do të marrë në 1 janar kryesinë e OSBE. Ju jeni të rinj dhe uroj që mos të keni armiq. Kenedi thoshte dikur se e keqja më e madhe është: tirania, sëmundja dhe varfëria, mjerimi. Por unë dua t’u them ju se armiku i njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë, ai që dhunon fjalën e lirë, ai është i aftë të kryejë çdo krim. Ky në Shqipëri e ka emrin Edi Rama.

Ai fillon me fjalën dhe vazhdon me çdo krim me radhë dhe ky në Shqipëri është Edi Rama. Ky është kthyer në genet e të atit të tij. Nuk marr unë kurrë përgjegjës djalin për babën. Jo! Por kur djali manifeston në mënyrë identike paderën e të atit sigurisht ju rikujtoj. I ati i tij firmoste varjen në litar të poetit disident Havzi Nela. Pra varte në litër fjalën e lirë. I biri i tij në vitin 2019 do të varë në litar, portalet dhe mediat. Ka sjellë në parlament ligjin, në të cilin sillet si xhelat ndaj fjalës së lirë.

Kjo është emergjencë kombëtare, aq sa është tërmeti për ta përmbysur sa më parë. Ky bën spastrim etnik të Shqipërisë, zbon dhe përzë të rinjtë shqiptarë me çdo mënyrë. Ky ka bllokuar rrugën për në Evropë, nuk respekton asnjë standard, por pret një minutë e më parë që të përmbyset nga ju. Ky po tallet me qindra dhe mijëra qytetarë, që po vuajnë nga tërmeti. Ky meriton të dërgohet menjëherë në gjykatë për talljen që bën. Ju përgëzoj me nderim të madh që keni mbështetur qytetarët në nevojë. Një qeveri që për tre jave shpenzon 60 mijë euro, është një qeveria që kryen një krim të shëmtuar para popullit të vet”-tha Berisha.

Më tej, Saliu i rrëshkitur tha se viktimat e Thumanës nuk u vranë nga tërmeti, por nga papërgjegjshmëria shtetërore.

“Një pjesë e vrasjeve të tërmetit, janë vrasje shtetërore, sepse pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit. Ishin deklaruara të pabanueshme dhe ata banorë nëse do ishin strehuar në ndonjë vend tjetër, sot do ishin gjallë. Ky (Rama) kalon nga 10 orë në ekran për të fshehur veprat e tij penale dhe ndaj e kemi këtë emergjencë. Duhet të bëjmë gjithçka për të lehtësuar dhimbjet e vëllezërve dhe motrave të goditur nga tërmeti. Sot janë mijëra fëmijë që flenë nëpër çadra. Ai nuk ka shpirt, ai ka shpirt katran, ai çdo gjë që bën e bën për show. Të ngrihemi fuqishëm, se tërmeti ishte një fatkeqësi natyrore, Edi Rama është fatkeqësi kombëtare, sociale, politike, natyrore e të gjitha llojeve”-shtoi Berisha.