Nga Romeo Kara
“Në fillim ishte fjala”, thuhet në Bibel, duke lene të kuptohet se, gjithshka tjeter vjen pas saj për nga rendesia, pershire edhe shpifjen, e cila po trajtohet me shume merak keto kohet e fundit.
Fjala eshte baza e të vertetes, e cila eshte baza e drejtesise dhe armikja kryesore e të padrejteve, të cileve kur ju soset demagogjia, i drejtohen ndalimit të saj me ligj, nen preteksin e luftes kunder shpifjes.
Sigurisht qe edhe shfifja vjen me ane të fjales të keqperdorur nga ligesia apo padituria, por gjithsesi fjala e lire duhet të prevaloje perhere mbi shpifjen dhe kategorizimet e tjera qe kufizojne ate.
Aq sa mbulohet dielli me shoshe, aq mbulohet e verteta me shpifje, prandaj nuk ka asnje arsye qe e verteta të ndihmohet me ligj qe në të vertete vetem sa e cungon të verteten.
Fjala e lire eshte pararendese e cdo ndryshimi, evoluimi dhe emancipimi, prandaj cdo kufizim i saj, nuk eshte gje tjeter vetem se kufizim thelbesor i lirise.
Dy jane lirite thlebesore të njeriut, të cilat i mundesojne atij dinjitetin dhe personalitetin e nevojshem: liria e shprehjes dhe liria e veprimit.
Edhe vete kushtetuta jone, lirine e fjales e ka vendosur direkt pas të drejtes për të jetuar, gje qe shpreh me se miri se kjo jete as qe i duhet kujt pa lirine e fjales.
Ky popull akoma nuk e ka gezuar mire lirine e fjales, të cilen disa derdimene pretendojne t’ia kufizojne sot.
Personalisht, as qe do preferoja fare të jetoja pa lirine e fjales, edhe pse vete jam goditur jo pak here nga gojet e liga.
Shpifje nuk eshte vetem kur shahesh dhe ofendohesh me pa të drejte, por shpifje eshte edhe kur për dike servir fakte të rreme, e mburr me pa të drejte dhe e promovon gjithashtu me pa të drejte.
Në keto raste askush nuk të padit në gjykate për shpifje, pasi temenaja, qofte edhe me pa të drejte, nuk na shqeteson dhe nuk ka arsye të denohet.
Shpifje, thane me të madhe disa kryetare mekatare bashkie, kur fillimisht iu hapen lakrat të kaluares se tyre, por në fund perfunduan si qenie të shpifura në koshin e plehrave të historise.
Kam studiuar mjaft raste të Gjykates se Strasburgut lidhur me shpifjen, dhe në të gjitha rastet thuhet qe, personat publike duhet të tolerojne fjalen e lire e cila prevalon mbi shpifjen dhe ata duhet t’a marrin parasysh se të qenit person publik, do t’i ballafaqoje ata me mjaft opinione dhe vleresime qofshin ato edhe negative.
Në asnje menyre nuk duhet të cenojme fjalen e lire, debatin publik si dhe t’i shmangemi opinionit publik dhe vleresimit të tij.
Nese media ka probleme reale, ato jane pertej shpifjes, ato jane në financimet e tyre, pasurimi i tyre mafioz dhe politikat gjobvenese të tyre.
Le të trajtohen hapur dhe me fakte në publik si dhe nga organet ligjzbatuese lejet e ndertimit të disa pronareve mediash dhe gazetaresh të rendesishem.
Le të trajtojme ligjerisht privatizime qe tejkalojne edhe imagjinaten me të madhe, të gazetareve të cilet kane fituar miliona euro nga qeraja e zyrave të ndertuara pikerisht në pronen shtetetore te privatizuar prej tyre si shperblim nga politika.
Le të behet vetingu real i ketyre ndotesve të opinionit publik, i mafiozeve të gazetarise të tipit Ylli Rakipi, Fahri Balliu, Aleksander Frangaj, Artur Çani etj, të cilet sot jane kthyer në oligarke të vertete për arsyen e vetme se e infektuan opinionin publik ashtu sic ja u donte interesi i tyre personal.
Veting gazetarise imorale po, cenim të te drejtes se fjales jo.