Rudina Dembacaj postoi një ditë më parë një foto ku shfaqej në spital, teksa po merrte një serum.
Ajo nuk zbuloi se çfarë kishte, thjesht tregoi krahët që i kishte të nxira.
Por sot duket se aktorja e njohur e ka marrë veten. Rudina ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku shfaqet e veshur plot stil dhe në formë të mirë.
Ndjekësit e saj të shumtë i komentojnë se i paska kaluar sëmundja dhe tani qenka mirë.
Një fanse ka vendosur që t’i përmendë Rudinës lidhjen e saj të dashurisë, ku përflitet se tashmë është me ish-deputetin Mark Frroku.