Familja Berisha është bërë si një qen gjahu, që gjurmon dhe sulmon këdo që shfaqet krah Edi Ramës, në këto momente të vështira për vendin.
Pas Elvis Naçit, radha i ka ardhur inxhinieres Luljeta Bozo, e cila është sulmuar ashpër nga portali i familjes Berisha, për një deklaratë të saj gjatë takimit me Ramën.
“Inxhinierja Luljeta Bozo njohu momentet e saj të famës pas tërmetit të 26 nëntorit, aq sa e kishte të vështirë të gjente kohë për të dhënë intervista, kaq të shumta ishin kërkesat për të.
Megjithatë, dalja e saj në krah të kryeministrit Edi Rama në dy raste, fillimisht në një takim në zyrë dhe më pas në Komitetin e Rindërtimit, u kritikua nga analistët.
Por ajo që bie në sy është se Bozo bëri një deklaratë në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, që u pasqyrua me shpejtësi në mediat pro-qeveritare.
Sipas saj, nuk është faji i shtetit për ndërtimet pa themel që kanë bërë banorët”, shkruan portali i familjes Berisha.
Bozo me shfaqjen e saj në publik qetësoi njerëzit, por duket se ka shqetësuar familjen Berisha, me daljen në krah të Ramës.