Një 36-vjeçar shqiptar, i cili ishte i burgosur në Greqi, është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë në qeli.
Mediat greke kanë dhënë të tjera detaje për këtë ngjarje, duke zbuluar identitetin e shqiptarit.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për Sajmir Gjeloshin nga Lezha. Në trupin e tij nuk u konstatuan shenja dhune.
Policia greke nisi hetimet për ngjarjen dhe e dërgoi trupin e pajetë për ekspertizë mjeko-ligjore për të gjetur shkakun e vdekjes së 36-vjeçarit.