Muzeu Kombëtar i Përgjimeve të ish-Sigurimit, i njohur me emrin “Shtëpia me gjethe” është fitues i Çmimit Europian Muzeum Prize 2020 që jepet nga Këshilli i Europës.
Lajmin e bën të njohur në faqen e saj ish-Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. “Shtëpia me gjethe” u vlerësua si një muze që kontribuon në kuptimin e të shkuarës, si një “vend i mbushur me emocion” që na tregon sot “kohët e errta të një të shkuare që nuk duhet ta harrojmë”.
“Shtëpia me gjethe” nisi të ndërtohet si projekt muzeal nga Ministria e Kulturës në vitin 2014 nën drejtimin e arkitektes së njohur italiane Elisabetta Terragni dhe hapi dyert ne qershor 2017 për publikun vendas e të huaj e sidmos për nxënës e student duke u kthyer në një destinacion të pashmangshëm për vizitorët e qytetit të Tiranës.