osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Njësia austriake për mbrojtjen e poshtërsive të Peter Handkes

Njësia austriake për mbrojtjen e poshtërsive të Peter Handkes

Nga Enver Robelli

Kur u bë publik lajmi se Peter Handke do ta marrë “Nobelin” për Letërsi, ndër të parët që nxitoi të shprehë gëzimin e tij, ishte vetë presidenti austriak Alexander Van der Bellen. Një ditë e lumtur për letërsinë austriake, për letërsinë në përgjithësi, shkroi presidenti.

Pastaj shtoi se Handke prej dekadash e ka përshkruar botën me zërin e tij të qetë dhe këmbëngulës. Van der Bellen nuk e tha asnjë fjalë për udhëtimet e Peter Handkes nëpër Bosnjë e Serbi, ku duke keqpërdorur gjuhën ai minimizoi apo mohoi tërësisht krimet serbe të luftës

Në të përjavshmen gjermane “Die Zeit” shkrimtarja austriake, Eva Menasse, me ton triumfues nënvizoi se nderimi i Handkes është i qëlluar, sepse, sipas saj, në jetën e një artisti përherë ka hone dhe rrugë të gabuara. Kështu autorja synoi të maskojë atë që nuk mund të maskohet: vallen e Handkes me ultranacionalistët serbë. Në fillim të nëntorit një grup shkrimtarësh austriakë botoi një “letër të hapur”, ku ankoheshin për “propagandën anti-Handke” të ditëve dhe javëve të fundit. Sipas këtyre shkrimtarëve, kritika ndaj Handkes përbëhet vetëm nga urrejtja, smira, etiketimet, teprimet dhe gjëra të tilla, ku çdo mjet është i lejueshëm. Se ku jetojnë këta shkrimtarë austriakë zor të dihet, reagimi i tyre është absurd, qesharak.

Janë faktet që flasin për Handken. Përtallja e viktimave, mbrojtja e kriminelëve të luftës (njërit prej tyre Handke i shkoi në dasmë më 1999), simpatia për diktatorin serb Slobodan Milosheviq (“Kur vdiq”, thotë Handke, “më kaploi një mërzi e çuditshme”), gdhendja e gjuhës duke i injoruar ato që s’mund të injorohen. Një poezi makabre e një shkrimtari që braktis Kishën Katolike (sepse ajo paskësh përkrahur bombardimin e Serbisë), heq dorë nga çmimi letrar Büchner dhe në Beograd çirret si mbrojtës i pastërtisë kundër “fashizmit perëndimor” dhe e fyen gazetën prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, duke e quajtur një gazetë “serbëngrënëse”.

Handke me gjasë çmendej kur pothuaj çdo ditë lexonte komentet e Johann Georg Reissmüller-it kundër agresorëve serbë. Për dallim nga Handke, Reissmüller e njihte mirë Ballkanin, mes viteve 1967-1971 ai raportoi nga Beogradi për zhvillimet në Jugosllavi, po ashtu Reissmüller është edhe autor librash për rajonin. Handke me kryeneçësi ia arrin që pothuaj çdo fjalë serbe që e shkruan në pamfletet e tij, ta shkruajë gabimisht.

Por Austria i rri pranë Peter Handkes. Në Festivalin e Salzburgut në vitin 2020 (festival jubilar, sepse shënohet 100-vjetori) do të shfaqet drama “Zdeněk Adamec” e Peter Handkes. I riu çek Zdeněk Adamec dogji veten në vitin 2003 në shenjë proteste kundër rrethanave shoqërore.

Austria i rri pranë Peter Handkes edhe kur krijohen situata absurde. Pasi portali amerikan “The Intercept” njoftoi se Peter Handke është shtetas jugosllav dhe për të dëshmuar këtë publikoi faksimilet e pasaportës së tij të lëshuar më 1999 nga ambasada e “Republikës Federale të Jugosllavisë” në Vjenë, disa media vjeneze pyetën: a është Handke tash “jugosllav” (lexo: serb), austriak apo pa shtetësi? Sipas ligjeve austriake, Handke nuk ka pasur të drejtë të marrë pasaportë të një shteti tjetër pa e dorëzuar shtetësinë austriake.

Pasaportën jugosllave (serbe) Handke ia kishte dhënë një mikut të tij, i cili, bashkë me relikte të tjera, ia kishte dorëzuar Bibliotekës Kombëtare të Austrisë. Deri para pak ditësh faksimilja e pasaportës mund të “dovnlladohej” (siç thuhet në ilirishten e lashtë) nga faqja e bibliotekës austriake. Kur portali imperialist amerikan e bëri publik skandalin, biblioteka austriake e hoqi nga rrjeti kopjen e pasaportës. Për fat të mirë, gazetari i “The Intercept”, Peter Maass, e shpërndau kopjen e pasaportës, kështu që njëherë e përgjithmonë dëshmia është këtu. Ndonëse Handke duke e marrë pasaportën serbo-jugosllave me gjasë ka shkelur Ligjin austriak për shtetësi, ai nuk duhet të ketë frikë se do të humbë shtetësinë austriake.

Madhështore (në kuptimin negativ) ishte përgjigja e Handkes se përse është pajisur me pasaportë jugosllavoserbe. Ai tha se e shfrytëzonte këtë pasaportë për të paguar më pak në hotelet e Serbisë, por, shtoi Handke, shtetas serbojugosllav “nuk kam qenë”. Tash – hajde të gjejmë një shtet që jep pasaporta pa shtetësi, por vetëm për të fjetur me çmim më të lirë në hotelin Moskva në Beograd? Për Handken çdo gjë është e mundshme. Kur më 2013 vizitoi Beogradin, ai tha se pastërtia e ajrit serb nuk gjendet gjetiu, në Gjermani e Francë jo se jo.

Mbetet në ajër pyetja se përse Handke rri në Paris, madje afër Kështjellës Rambouillet, ku u zhvilluan negociatat e pasuksesshme për Kosovën, dhe nuk shkon në Beograd, atje ku ajri është i pastër, rakia e pastër si loti, Serbia është – në ëndrrat e tij – antikapitaliste dhe antiamerikane, pa McDonalds dhe pa cigare të një kompanie amerikane. E vërteta e hidhur për Handken është kjo: McDonadls hapi filiale në Beograd më 1988 dhe që nga atëherë edhe serbët vrapojnë pas BigMac-ut, simbolit të potencës kapitaliste.