osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Bllokimi i rrugëve është dhunë. Madje dhunë e një pakice kundër shumicës

Bllokimi i rrugëve është dhunë. Madje dhunë e një pakice kundër shumicës

Sot ishin vetëm pak  demonstrues të shpërndarë në 4 pika nevralgjike, që bllokuan për dy orë lëvizjen e gjithë atij lumi njerëzish që kishin planifikuar të udhëtonin për hall, për biznes a për veprimtari të tjera.

Nga Çapajev Gjokutaj

Bllokimi i rrugëve, si ky i sotmi, është edhe vetgjyqësi. Më shkrep mua dhe tak-fak, pa u bërë 24 orë, i them stop transportit në pika kyçe në të gjithë vendin. Qytetarët janë në të drejtën e tyre të protestojnë për çdo gjë që e konsiderojnë shkelje të të drejtave demokratike.

Aq më tepër kanë tagër të protestojnë për taksa që i konsiderojnë të padrejta, për arrogancë të pushtetarëve etj. Por askush nuk ka të drejtë që, më kokë të tij, pa pyetur për ligj e rregull, të bllokojë lëvizjen e të cenojnë të drejtat e qytetarëve të tjerë.

Edhe në botën e qytetëruar, mund të thotë dikush, bëhet bllokim transporti, tokësor, ajror etj. Ashtu ëshë. Por ka dy ndryshime thelbësore. Bllokime të tilla nuk bëhen sot për nesër. Njoftohen me kohë, që njerëzia të marrë masa e të mos mbetet rrugëve.

Ndryshimi i dytë, shumë më i rëndësishëm, është se protesta të tilla nuk para udhëhiqen nga parti politike, por nga sindikatat. Nuk janë marifete që të ikë nga pushteti Pilua e të vijë Dilua, por janë protesta qytetare e sindikaliste, për të drejtat e punëtorëve a, më gjerë.

Problemi i menaxhimit të Rrugës së Kombit nuk është i ri. Të gjitha palët politike, qeveritarë e opozitarë, kur kanë qenë në pushtet, kanë patur të njëjtën qasje: taksimin e kalimtarëve. Sa kohë që në Shqipëri nuk do të ketë lëvizje të mirëfillta qytetare e sindikaliste, protesta si kjo e sotmja, do të mbeten hipokrite.

Retorika do të jetë për popullin fukara, realiteti do punojë për një klikë që, e ndarë në dy pjesë, luan farsën e demokracisë.

( Nga cikli ‘Selanik e tarëpjetë’ )