Kryeministri Edi Rama ka zbuluar skenarët që po përgatiten për t’u zbatuar në terren, pas situatës kaotike të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Në fjalën e tij në mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri tha se skenari është për ndërtimin e disa qytezave të reja në vend.
Sipas tij, po planifikohet ndërtimi në Durrës i një lagjeje komplet të re, në Tiranë po bëhet një plan për ndërtimin e tri lagjeve, si dhe një lagje në Kurbin.