Lazer Vlashi (1919-2015). Aktor. Lindi ne Durres, me 15 shtator. U aktivizua qysh heret ne Levizjen Teatrore Amatore te qytetit te lindjes. Krahas roleve te meshkujve, ai interpretoi edhe disa role femrash ne vitet ’30 per mungese aktoresh, sikunder jane Olimbia te Lulja e kujtimit e Foqion Postolit*, Dia tek i mjeri djale dhe mbreteresha te Karlo Topia te Kristo Floqit* etj.
Aftesite e tij aktoriale ne grupin amator prane Shtepise se Kultures Durres, bene qe ne vitin 1948, pas nje konkursi, te fillonte pune si aktor profesionist ne Teatrin Popullor* ne Tirane. Aty kreu edhe nje kurs njevjecar kualifikimi per aktor, ne studiot qe ngriheshin here pas here.
Roli i tij i pare ishte Celuhovi ne dramen Guvernatori i provinces, me 1949. Luajti ne skenen e Teatrit Popullor per 40 vjet, duke misheruar mbi 100 role, kryesisht te dyta dhe episodike. U shqua ne portretizimin e tipave dhe karaktereve qe vinin, me te shumtet, nga shtresat intelektuale e qytetare, njerez me sqime, aristokrate te sjelljes, zyrtare te larte e cinike, sikunder edhe oficere dhe ushtarake nervoze nga forcat pushtuese, burra ironike e me temperament, te moshuar shpirtbardhe apo pleq shpotites, tipa ambicioze etj.
Kjo u pa ne shfaqjet: Guvernatori i provinces, Oret e Kremlinit, Permbysja, I cuditshmi, Shtate shaljanet, Mbi germadha, Hamleti, Otello, Mbreti Lir, Grate gazmore te Uindsorit, Nje leter e humbur, Doktor Aleksi, Cuca e maleve, Lumi i vdekur, Arturo Ui, Nje nuse per Stasin, Komunistet Valsi i Titanikut etj. Edhe ne kinematografi ka marre pjese ne 8 filma te ndryshem me role te vogla, ku ka spikatur te filmi Debatik (kuestori), Njesiti gueril (oficeri fashist), Ndergjegja (prokurori), Mysafiri (agjenti i huaj) etj.
L. Vlashi ka interpretuar me qindra figura ne “Radio Tirana”, si radiodramatizime ne emisione te ndryshme te saj dhe posacerisht te “Teatri ne ekran”. Aktrimi i tij skenik, per hirin e tij fizik, syrin zhbirues, qetesine dhe sigurine, sikurse per trajtimin plastik te rolit, rendom me levizje te prera e te kontrolluara, per temperamentin dhe ritmin e shpejte gjate situatave te ndera etj.
Filmografia
Ndërgjegja (1972)
Vitet e para (1965)
Toka jonë (1964) …. Prifti
Detyrë e posaçme (1963)
Debatik (1961) …. Kuestori
Tana (1958).
Njësiti guerril