Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës së pandemisë për 24 orët e fundit në vendin tonë. Raportohet se kanë rezultuar pozitivë 327 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë. Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 293 pacientë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë si pasojë e COVID-19.