Nga Agim Cani
As i atyre neper Tribuna mitingjesh ku degjohej shume zhurme. As i atyre qe ishin poshte e degjonin.
8 Dhjetori eshte date e historise moderne te shqiptarise dhe Shqiperise. Kam qene aty si degjues.
Jam dhe degjues i historise.
Kam qene ne ate 8 dhjetor ne qytetin studenti me Xhafer Lipo nga Pogradeci , Bajram Brecanin nga Tropoja, Minella Laro nga Selenica dhe Jani nga Jergucati qe nuk ja mbaj mend mbiemrin.
Kemi degjuar cfare u tha. Une atje pashe fundin e nje sistemi qe varrin e kishte pergatitur vehte se Varrin kisha kohe qe e shihja.
Lufta e klasave deri ne marrezi, shoqerizimi i cdo gjeje deri dhe i fjales, izolimi horror do conin ne 8 dhjetor.
Mediokriteti dhe tradhetia e idealeve te Qemal Stafes, Vojo Kushit, Margarita Tutulani, Vasil Shantos, Ndrec Ndue Gjokes, kishte kete fund.
Shkruaj i qete, se ende ka njerez qe me njohin dhe i dine mendimet e mija ne ate kohe kur nje fjale e tepert ta bente jeten e tepert…por isha dhe femij, dhe prind…
Sistemi u fut ne varr1 Jo po komunistet prap ne fuqi, jo po Katovica, jo po prap Blloku… eshte muzika tallava ku kercejne pa pire shqiptaret në këto 30 vite.
Por njerzit e zakonshem larg kesaj muzike, i njohen ata qe pretendonin per pushtet qe ne fillim. Prandaj ne zgjedhjet e para, dhe te fundit te ndershme, ku cdo vote u numerua ku, kur u hodh me 31 Mars ata moren vetem 30 %.
Mbas nje viti i vodhen votat demokratet qe kishin vetem emrin keshtu. Erdhen ne pushtet dhjetoristet.
Dhe qe ne fillimet e para, ata qe qene ne tribuna, shuan enderen e atyre qe ishin poshte e i degjuan…Vodhen e shkateruan, prishen moralin njerzor, filluan luften e re te klasave, hoqen deshiren e njerzeve per librin,
futen vetegjyqesine si element te kultures primitive te mardhenjeve ndernjerzore, krahinizem, urrejtje, percarje, fondamentalizem fetar.
Vrasje e krime me buje .
Sot kjo klase politike 30 vjecare nuk eshte vetem e turperuar por i takon vendi ne bangen e te akuzuareve.
Keto gjera qe thashe me siper kane emer , data dhe fakte. Per tu gjykuar keta krime 30 vjecare nuk duhen 100 dite. nuk mjaftojne kater vite…Duhet filluar.
Gjithshka qe ka ndryshuar ne jeten e shqiptareve keto 30 vite eshte veper e emigranteve…heronjeve anonim nga Amerika deri ne Australi.
Une kam ndryshuar jeten e tre familjeve te mija ne Shqiperi. Po 1 Milion Emigrante…?…
Llogaria del thjeshte. Se fundi them:
8 Dhjetori eshte date e Historise moderne te shqiptarise dhe Shqiperise se sotme, por e vetmja gje qe mesojme nga historia eshte… ne nuk mesojme prej saj./FB/ 8 dhjetor 2020