osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

8 Dhjetori 1990/ A ishte Sali Berisha me mision nga Ramiz Alia?

8 Dhjetori 1990/ A ishte Sali Berisha me mision nga Ramiz Alia?

Ja dëshmitë që rrëzojnë pretendimet e Sali Berishës për Lëvizjen e Dhjetorit…

Nesër shënohen plot 34 vite nga Lëvizja Studentore që ndryshoi përfundimisht rrjedhën e historisë shqiptare. Rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore e 90-tës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, duke shkundur nga themelet sistemin komunist.

Më 9 dhjetor, studentët i konfirmuan kërkesat presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike. Protestat vazhduan deri më 11 dhjetor në mbrëmje, kur në takim me Ramiz Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga takimi, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Protestat vijuan edhe gjatë janarit dhe shkurtit 1991, duke kulmuar më 20 shkurt, ku dhe u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.

Aktualisht 8 dhjetori është festë zyrtare dhe ata që e kremtojnë me entuziazëm janë padyshim demokratët. Nesër Sali Berisha pritet të dalë dhe të mburret se e solli ai demokracinë. Por a e solli vërtet ai? Ka shumë dëshmi dhe deklarata që thonë të kundërtën. Të mos harrojmë se Berisha ishte ai që shkoi dhe negocioi me Ramiz Alinë. Më pas u rrëbmeu protestën studentëve.

Servet Pëllumbi, në librin e tij “Përmbysja e komunizmit” shkruan se më 19 dhjetor 1990, Ramiz Alia thirri sekretarët e parë. Që në fillim u tha: “E dëgjuat lajmin për legalizimin e PD-së? Ajo parti është djall që do të shkatërrojë idealet socialiste. Por nuk do ta lejojmë. Partia e Punës ka dalë nga zjarri i luftës. Ka kockë të fortë. Prandaj do të hidhemi në sulm. Që sot. Të shkoni në rrethe. Do të keni punë me regjistrat. Jo të gjendjes civile. Regjistrat e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Do t’i lexoni një për një. Pastaj do t’i thërrisni. Kuptohet në mes të natës, me fshehtësinë më të madhe. Do t’u jepni detyrën të futen në radhët e Partisë Demokratike. Të mbështesin njëri-tjetrin. Informatorët tanë duhet të jenë në komisionet drejtuese. Ata duhet të mbushin listat e kandidatëve për deputetë. Nëse ky aksion përfundon me sukses, dhe suksesi varet nga puna juaj, atëherë Partia Demokratike do të kthehet në një simotër e Partisë së Punës…!”.

Një libër ka bërë dhe vetë Ramiz Alia, i cili shkruante: “Sali Berisha ka qenë anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretar i organizatës së partisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit dhe i Spitalit të Tiranës, bile një nga më fanatikët, i cili kudo fliste vetëm me citate të E. Hoxhës…. Ishte diku rreth orës 18. 00, 19. 00 ose aty rrotull, kur S. Berisha erdhi tek unë, në shtëpi. Hymë drejt e në temë. Saliu më tha se do të shkonte dhe do të bisedonte me studentët, “megjithëse atje nuk kishte studentë të tij (të mjekësisë)”, prandaj nuk njihte të tjerët. E vura në dijeni se, midis organizatorëve të manifestimit, siç më thanë kur takova përfaqësinë e tyre, ishin 2-3 studentë nga Tropoja, kështu që një pikë kontakti mund të gjendej, duke pasur parasysh se edhe vetë Saliu ishte nga Tropoja. Iku. Bashkë me të, me studentët i vazhdonin bisedimet edhe ish-Ministri i Arsimit S. Gjinushi dhe ish-Sekretari i Parë i BRPSH-së L. Bashkurti. Diku nga mesnata, Berisha u kthye përsëri tek unë. Ishte mjaft i shqetësuar (të paktën këtë përshtypje më la) dhe i lodhur”.

Një tjetër protagaonist i Lëvizjes së Dhjetorit është Ilir Demalia. Ai e ka akzuar shpesh Berishën si misionar të PPSH.

“Pse Enver Hoxha nuk i futi në burg gjithë të vetët? Po në ca burgu i futi ky (Berisha)?! Kur u formua Partia Demokratike kam shkruar një shkrim me titull. “Kush është Partia Demokratike?” Aty i kam thënë me emra të gjithë, çfarë funksionesh kanë pasur, ku kanë qenë, siç i përmenda më lart. Sa i përket faktit ka qenë apo jo Berisha agjent i sigurimit, kjo mund të gjendet nëpërmjet dokumenteve të cilat thonë që janë djegur, por thonë edhe që ka mikrofilma. Por patjetër është i implikuar Berisha. Po ju them një gjë për herë të parë. Kadri Hazbiu kur shkonte në Tropojë, përpara takonte vëllain e Sali Berishës sesa Sekretarin e Parë”, ka deklaruar Demalia.

Një tjetër protagonist është Skënder Gjinushi. Kreu i Akademisë së Shkencave në atë kohë ka qenë ministër i Arsimit dhe ishte pjesë e grupit që shkuan në Qytetin Studenti për të negociuar me studentët.

“Është bërë një takim në komitetin e Partisë së Tiranës të dielën, ku ne kemi takuar Xhelil Gjonin. Na është thënë që të shkojmë e të takojmë studentët sëbashku me Sali Berishën. Kishte shkuar në Komitetin e Partisë para nesh dhe priste në zyrën e Robert Kolit. Jemi nisur që të shkojmë bashkërish… U tha se e kërkon Ramiz Alia, ka qenë në zyrën e tij, dhe tha ndër të tjera që në orën 11.00 është lënë takim me studentët dhe e ka lënë doktor Berisha takimin. Ramizi na tha që të shkohet bashkë me Berishën e Lisienin dhe t’i takojmë. Pra Ramizi na e tha që është lënë takimi me studentët. Normal që pyeta Ramizin se ku ta gjeja Berishën, që e njihja vetëm si imazh e kisha marrë një përshëndetje prej tij, kështu me “korrespondencë” prej tij për diskutimin në Kuvend. Ramiz Alia na tha se është këtu te zyra e Xhelilit, ka dy orë që pret. Por donim të dinim çfarë do thonim zyrtarisht. I kisha takuar të shtunën studentët, ishte rrëmujë, natën, biseda me ta ishte e paorganizuar, aty kam njohur për herë të parë dhe Azem Hajdarin që ishte me një megafon në dorë, që kishin kërkesa ekonomike e politike. Ramizi, me njëfarë qesendie na tha që t’i takonim dhe njëherë, t’i dëgjonim e t’u thonim dhe pluralizmin që e kisha thënë unë. Ishte një formë ngacmimi. Ndërkohë kishte mbërritur Sali Berisha në zyrë. Kam pyetur sërish se çfarë qendrimi do mbajmë, kush është mendimi për pluralizmin. Ramizi tha: të shohim, se siç e ka thënë doktori, si e the ti shoku Sali? Berisha u përtyp, si ata nxënësit e kapur në faj dhe rrinte kokulur, s’po përgjigjej”, ka rrëfyer më pas Gjinushi.

Vetë Gjinushi përmend një takim mes Berishës dhe Xhelil Gjonit. Ish-Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Punës për Tiranën, ka rrëfyer vetë se si themeluesit e PD-së konsultoheshin me përfaqësuesit e lartë të PPSH. “Sali Berisha më ka ardhur në zyrë kur unë isha sekretar i Parë i Partisë së Tiranës bashkë me Besnik Mustafajn kur studentët ishin në protestë… Imami dhe Pashko janë takuar shpesh me mua gjatë kohës që krijohej PD dhe pas krijimit. Të gjitha mësimet që u kemi dhënë i kanë zbatuar një më një. Vetëm se na dilnin jashtë loje kur takonin elementë si Azem Hajdari, që shpërthenin kot. Ai u përkiste elementëve agresivë që krijonin situata tensioni”, ka treguar Xhelil Gjoni.

Pastaj kemi vetë Sali Berishën, i cili falënderoi në shesh drejtpërdrejt Ramiz Alinë: “Në këtë mes, mirënjohja jonë e madhe shkon, së pari, te presidenti shoku Ramiz Alia, i cili me një mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë sonë në betejat çlirimtare, udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja për demokratizimin e Shqipërisë”.

Sot në PD nuk ka mbetur asnjë prej dhjetoristëve. Një pjesë kanë ndërruar jetë, një pjesë ikën jashtë dhe kjo për shkak të goditjeve që u ka dhënë Berisha. Nesër PD do ta kujtojë 8 dhjetorin, por mes shumë pikëpyetjeve dhe dilemave. /Pamfleti