Damian Gjiknuri ka një rol të rëndësishëm në skandalin rreth ish agjentit të FBI, Charles McGonigal, paguar nga ‘kodoshi’ shqiptar Agron Neza për arsye të dyshimta dhe nga oligarku i Putinit, Oleg Deripaska, për ta hequr nga lista lista e zezë e SHBA-ve dhe për të goditur rivalët e tij.
Charles McGonigal ka lidhje biznesi në Shqipëri me ish sigurimsin Agron Nezën dhe avokatin-oligark Shefqet Dizdari.
Shefqet Dizdari në vitin 2019 i ka shitur studion ligjore amerikanit Charles McGonigal dhe shqiptaro-amerikanit Agron Neza.
Kjo tregon për njohje dhe lidhje mes tyre.
Nga ana tjetër, Shefqet Dizdari është administrator i kompanisë ‘Transoil Group’, e regjistruar në Zvicër dhe më pas ka ndryshuar emrin në ‘Terraoil Swiss’.
Dizdari kishte intetes që merrte fushat e naftës.
Ish zyrtari i FBI nis të takojë Edi Ramën në 9 shtator 2017, dhe i kërkoi atij “të ishte i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave të shpimit të fushës nafte në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit”. Charles McGonigal ka marrë të paktën 225,000 dollarë para në dorë nga Agron Neza, për shërbime misterioze, ndoshta lobim.
Çfarë ndodh më tej?
Damian Gjiknuri, si ministër i Energjitikës u jep klientëve Charles McGonigal pasuritë publike në mënyrë korruptive.
Damian Gjiknuri, përmes Etleva Kondit, i jep oligarkut rus Oleg Deripaska, hidrocentralin e Shushicës, me anë të kompaninë Shushica Hydropower, me nipt (L71729019M).
Kompania Trema Engineering 2 ka 33 % të aksioneve në hidrocentralin e Shushicës. Kompania Trema Engineering është në pronësi të kompanisë STRATBAG AG, me qendër në Vjenë, në të cilën Oleg Deripaska ka 25.9% të aksioneve.
Nga ana tjetër, Deripaska paguante Charles McGonigal për ta hequr nga lista e zezë e SHBA-ve, ndërsa Charles McGonigal takonte Gjiknurin.
Charles McGonigal dyshohet se ka ndikuar në mënyrë korruptive tek Damian Gjiknuri për t’i dhënë hidrocentralin oligarkut të Putinit. Ish zyrtari i FBI e ka takuar Gjiknurin, siç edhe e konfirmon kjo fotografi.
Damian Gjiknuri, në mënyrë korruptive sipas gjykatës, i ka dhënë edhe kompanisë ‘Terraoil Swiss’ të Shefqet Dizdarit në 31 mars 2018 koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë.
Vendimi është marrë pasi Charles McGonigal takoi Ramën.
Kostoja e aferës, sipas një vendimi gjykate, është 300 milionë USD.
Nga ana tjetër, kompanirë e të besuarit të Punit Trema Engineering dhe STRATBAG AG kanë marrë mbi 75 milionë euro tendera publikë në Shqipëri. Në vijim do të publikojmë detaje për secilin tender dhe secilin drejtor që ka firmosur.
Aferat janë të gjitha të dokumentuara. Nuk dihet se çfare pret tjetër SPAK për të arrestuar Gjiknurin për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Për aferën e fushave të naftës ka bërë një investigim serioz Birn, por vetëm tashmë kuptohet qartë se çfarë e ka shtyrë Gjiknurin për të finalizuar pazarin me pasuritë publike.