Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, ka dëshmuar në polici se vetëm nga mediat e ka marrë vesh që ishte në kërkim.
Ishte bashkëshorti i saj ai që denoncoi në polici largimin dhe nuk kishte dijeni për vendndodhjen e saj.
34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, deklaroi:
“U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu.
Kam qëndruar në një hotel në Lezhë dhe më ishte bllokuar dhe celulari.
Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi.
Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”.
Duke mos e menduar se burri do ta denonconte të zhdukur dhe se çështja s’do bëhej kaq e madhe, ajo nuk i ka parë lajmet që janë bërë në lidhje me të. Gjendja e saj psikologjike aktualisht është e rënduar kur ka marrë vesh që ka qarkulluar nëpër media.